Erdoğan: Luftën kundër terrorizmit e vazhdojmë pa hezitim

Presidenti i Turqisë deklaroi se forcat e sigurisë së vendit, do të vazhdojnë pa hezituar luftën kundër terrorizmit në Gabar dhe Xhudi

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi të shtunën se forcat e sigurisë së vendit, do të vazhdojnë pa hezituar luftën kundër terrorizmit në Gabar dhe Xhudi, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan kishte një adresim para qytetarëve të mbledhur në ceremoninë e hapjes së disa projekteve të përfunduara në qytetin perëndimor të Turqisë, në Denizli, ku dhe foli për ngjarjet aktuale.

Presidenti turk, edhe një herë vuri theksin tek përkushtimi i vendit për të luftuar terrorizmin.

“Lufta kundër terrorizmit në Gabar, në Xhudi vazhdon pa hezitim”, deklaroi presidenti i Turqisë.