Erdogan: Komanda e Forcave të Përbashkëta Turqi-Katar i shërben stabilitetit të rajonit

"Ajo (Komanda e Forcave të Përbashkëta Turqi-Katar) i shërben stabilitetit dhe paqes jo vetëm të Katarit, por gjithashtu edhe rajonit të Gjirit", tha Erdoğan

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Komanda e Forcave të Përbashkëta Turqi-Katar i shërben stabilitetit dhe paqes jo vetëm të Katarit, por edhe të rajonit të Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ajo (Komanda e Forcave të Përbashkëta Turqi-Katar) i shërben stabilitetit dhe paqes jo vetëm të Katarit, por gjithashtu edhe rajonit të Gjirit”, tha Erdoğan gjatë vizitës së forcave turke në Doha.

“Asnjëherë nuk i kemi lënë miqtë tanë të vetëm kundër kërcënimeve dhe rreziqeve në asnjë periudhë të historisë dhe kurrë nuk do ta bëjmë,” tha Erdoğan, duke shtuar se i kushtojnë rëndësi të madhe paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit të Gjirit, ku siç tha, “jemi të lidhur me rrënjë të thella”.

Ai gjithashtu theksoi se ka përfunduar ndërtimi i objektit të ri të ushtrisë turke dhe se do të emërohet sipas komandantit të famshëm musliman Halid bin Velid.

Erdoğan tha se ai dhe zyrtarët turq që e shoqërojnë atë gjatë ditës zhvilluan takime “të frytshme, të suksesshme dhe të sinqerta” me homologët e tyre.

“Ne e konfirmuam vullnetin tonë për të forcuar lidhjet dypalëshe nga një këndvështrim strategjik dhe me marrëveshjet e reja që nënshkruam përforcuam bashkëpunimin tonë”, tha Erdogan, duke iu referuar shtatë marrëveshjeve të nënshkruara gjatë takimeve të sotme.

Erdoğan më herët gjatë ditës arriti në Doha për të marrë pjesë në takimin e 5-të të Komitetit të Lartë Strategjik Turqi-Katar.

Pas takimeve, presidenti Erdoğan u largua nga Katari."Komanda e Forcave të Përbashkëta Turqi-Katar i shërben stabilitetit të rajonit"