Erdoğan: Kemi ndërmarrë hapa në çdo fushë nga shëndetësia e deri tek mbështetja sociale

"Kemi ndërmarrë hapa pranë qytetarëve tanë në çdo fushë nga shëndetësia e deri tek mbështetja sociale. Në këtë luftë do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tregtarëve, artizanëve dhe prodhuesve tanë", tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Kemi ndërmarrë hapa pranë qytetarëve tanë në çdo fushë nga shëndetësia e deri tek mbështetja sociale”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim me grafikë nga media sociale, presidenti Erdoğan bëri vlerësime lidhur me mbështetjen që kanë dhënë në periudhën e pandemisë.

Në postimin e tij me grafikën me titull “Të gjithë së bashku kemi zhvilluar një mobilizim kundër pandemisë”, Erdoğan tha: “Kemi ndërmarrë hapa pranë qytetarëve tanë në çdo fushë nga shëndetësia e deri tek mbështetja sociale. Në këtë luftë do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë tregtarëve, artizanëve dhe prodhuesve tanë”.

Në grafikë rikujtohet se në periudhën e pandemisë në kuadër të mbështetjes sociale janë dhënë ndihma shtesë në para për të gjitha familjet, është zgjeruar përfshirja në pagesat me koherencë të shkurtër, ka filluar të jepet mbështetja e pagesës në para për ata që kanë marrë leje pa pagesë. Pavarësisht kushteve të pandemisë numri i turistëve arriti në 16 milionë, detyrimet tatimore dhe pagesat premio të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore (SGK) janë shtyrë për sektorë të caktuar.

Në kuadër të ndihmës për qira dhe mbështetjes ndaj tregtarëve është dhënë mbështetja me mbi 5 miliardë lira (rreth 698 milionë dollarë), ndërsa në kuadër të mburojës së mbrojtjes sociale janë dhuruar 49 miliardë lira (rreth 6.8 miliardë dollarë) ndaj shtresave të ndryshme thuhet në grafikun ku vihet në dukje se është dhënë edhe mbështetja me 2.4 miliardë lira (rreth 335 milionë dollarë) për eksportuesit.

Po ashtu në grafikë janë ndarë edhe informacionet se normat e TVSH-së, u ulën në 1 për qind në disa sektorë dhe 8 për qind në disa të tjerë, është bërë i mundur ristrukturimi për borxhet e taksave, janë dhuruar deri në 3 për qind për bizneset të cilat në vitin 2020 kanë pësuar humbje të qarkullimit prej 50 për qind ose me shumë dhe se është rritur në 1.500 lira (rreth 210 dollarë) pagesa e rreth 650 mijë pensionistëve.