Erdoğan: Izraeli me heshtjen e komunitetit ndërkombëtar bombardon mediat

"Qeveria izraelite me guximin që merr nga heshtja e komunitetit ndërkombëtar, ka arritur deri në bombardimin e institucioneve mediatike, organizatave humanitare dhe agjencinë tonë të lajmeve Anadolu Agency", tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka deklaruar se “Qeveria izraelite ka arritur deri në bombardimin e institucioneve mediatike duke bombarduar edhe agjencinë tonë të lajmeve Anadolu Agency (AA)”.

“Qeveria izraelite me guximin që merr nga heshtja e komunitetit ndërkombëtar, ka arritur deri në bombardimin e institucioneve mediatike, organizatave humanitare dhe agjencinë tonë të lajmeve Anadolu Agency (AA). Sepse nuk duhet t’i njoftohen botës të gjitha ato pisllëqe që kanë bërë dhe kushdo që i njofton për ata është armik i tyre”, tha Erdoğan në iftarin e 39-të tradicional të Fondacionit Uniteti të zhvilluar në Qendrën e përgjithshme të fondacionit në Stamboll.

Presidenti Erdoğan në fjalën e tij ka përmendur edhe vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. “Në lidhje me ngjarjen e Jamal Khashoggit nuk ka ende ndonjë zhvillim, apo qëndrim për personat me detyrë të dërguar nga Arabia Saudite. Ata na thanë ne se ‘do të bëhet ajo që është e nevojshme, mos u shqetësoni’. Ky nuk është problemi ynë por i juaji. Sepse si Arabi Saudite dërgove 15 persona për një masakër të tillë, këtë shifër e rritët në 22 dhe kundër këtyre nuk ka as edhe ndonë veprim më të vogël. Ku mbeti drejtësia juaj?”, tha ai.

“Turqia nuk është koloni, mandat i askujt”, tha Erdoğan duke shtuar se “Ne nuk duhet të lejojmë që dallimet tona të kalojnë mbi miqësinë tonë të kauzës. Ata që i mirëpresin vrasësit e grushtit të shtetit në vendet e tyre nuk mund të na japin mësime për ligje. Vendet perëndimore nuk kanë kaluar testin e sinqeritetit për të bërë një zgjedhje midis interesave të tyre dhe vlerave themelore të njeriut. Ata preferencat e tyre si gjithmonë i kanë investuar ose tek dollari ose nafta”.