Erdoğan: Industria turke e anijeve ka lulëzuar në 16 vitet e fundit

"Industria turke e anijeve në 16 vitet e fundit shënon një lulëzim të jashtëzakonshëm”, deklaroi Erdoğan në ceremoninë e lëshimit në ujë të anijes për stërvitje, Ufuk (A-591)

 Industria turke e anijeve ka shënuar një lulëzim të jashtëzakonshëm në 16 vitet e fundit, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Industria turke e anijeve në 16 vitet e fundit shënon një lulëzim të jashtëzakonshëm”, deklaroi Erdoğan në ceremoninë e lëshimit në ujë të anijes për stërvitje, Ufuk (A-591).

Në fjalimin e tij, presidenti i Turqisë ka folur edhe për luftën kundër terrorizmit. “Në tre vitet e fundit, kemi shënuar suksese të shumta në luftën kundër grupeve terroriste, veçanërisht kundër DEASH-it dhe PKK-së, të cilat me veprimtarinë e tyre kanë në shënjestër jetët e qytetarëve tanë, si dhe tentojnë të ndajnë vendin tonë”, tha ai.

Presidenti turk tha se të gjitha grupet terroriste të cilat derdhin gjakun e muslimanëve, si DEASH-i ashtu edhe Al-Kaeda, mbajnë armët e prodhuara në Perëndim.

“Vrasësit e PYD/YPG-së që kryejnë gjenocid në veri të Sirisë, mbajnë në duart e tyre raketat, bombat dhe armët e aleatëve tanë”, tha Erdoğan, duke iu referuar mbështetjes së SHBA-ve për YPG/PKK-në, që është një degë siriane e organizatës terroriste PKK.

Kujtojmë se në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, të cilën Turqia, SHBA-të dhe BE –ja e njohin si organizatë terroriste, është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.Erdoğan: Industria turke e anijeve ka lulëzuar në 16 vitet e fundit