Erdoğan: Gazsjellësi TANAP, hap historik

Duke thënë se TANAP-i është fruti më i fundit i vizionit të përbashkët mes Turqisë dhe Azerbajxhanit, Erdoğan theksoi se TANAP në të njëjtën kohë është edhe lajmëtari i projekteve të reja që do të vihen në zbatim.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në ceremoninë e inaugurimit të gazsjellësit Trans Anatolian të gazit natyror (TANAP) në qytetin Eskišehir të Turqisë deklaroi se kjo është një hap historik për rajonin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai tha se Turqia me projektin e gazsjellësit të gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) nuk është më një vend tranzit, por ajo ka arritur në një pozicion që luan rol në çdo fazë të zinxhirit të vlerës që nga prodhuesi e deri tek konsumatori final.

Duke thënë se TANAP-i është fruti më i fundit i vizionit të përbashkët mes Turqisë dhe Azerbajxhanit, Erdoğan theksoi se TANAP në të njëjtën kohë është edhe lajmëtari i projekteve të reja që do të vihen në zbatim.

Erdoğan ka bërë të ditur se kapaciteti fillestar i TANAP-it do të jetë 16 miliardë metër kub gaz natyror në vit. “Gjashtë miliardë metër kub e këtij gazi do të transportohet në Turqi, ndërsa 10 miliardë metër kub në Evropë. Synojmë që kapacitetin e TANAP në lidhje me kërkesat ta rrisim fillimisht në 22 miliardë metër kub dhe më pas në 31 miliardë metër kub”, tha ai.

Gjithashtu Erdoğan ka vënë theksin se për vendosjen në zbatim në një kohë të shkurtër të TANAP ka patur një rol të rëndësishëm stabiliteti politik dhe ekonomik që Turqia ka sigururar në 16 vitet e fundit dhe se është planifikuar që dorëzimi i gazit në kufirin e Greqisë të realizohet në qershor të vitit 2019.

“Nuk i shërben askujt që muslimanët të vendosen në objektiv”

Presidenti Erdoğan po ashtu ka folur edhe për veprimet e Austrisë me mbylljen e xhamive. Ai tha se si Turqi i bëjnë thirrje qeverisë austriake që të veprojë me mendje të shëndoshë në vend që të këmbëngulë në gabim.

“Nuk i shërben askujt që muslimanët të vendosen në objektiv, të nxiten armiqësitë për të huajt, apo që të mbyllen me kyç dyert e vendeve të adhurimit. Përpjekjet për të përfituar pozitë politike nga një politikë tensionuese është paaftësi dhe të luash me zjarri”, tha Erdoğan në fjalën e tij.

Erdoğan më tej ka thënë se: “Rrymat kundër të huajve dhe armiq të islamit po helmojnë edhe më shumë jetën politke dhe sociale. Disa politikanë evropianë për interesa të tyre afatshkurtra po e nxisin këtë zjarr.

Si një vend që ka 6 milionë qytetarë që jetojnë në Evropë jemi shumë të shqetësuar nga kjo ecuri e keqe. Politikanët e rinj në Evropë, përpara se të bëjnë manovra që prekin ndjenjat e njerëzve më parë duhet të shikojnë historitë e tyre dhe që nga aty të marrin mësim”.