Erdoğan: Do t’i shpëtojmë vëllezërit sirianë nga kthetrat e terroristëve

"Jemi të vetëdijshëm për vuajtjet e vëllezërve tanë sirianë në lindje të Eufratit nën kthetrat e organizatës separatiste terroriste. Në një periudhë shumë të shkurtër do të mundësojmë që të shtypurit në këtë zonë të jetojnë në paqe dhe siguri"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se shumë shpejtë do t’i shpëtojnë vëllezërit sirianë nga kthetrat e terroristëve në lindje të Eufratit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Jemi të vetëdijshëm për vuajtjet e vëllezërve tanë sirianë në lindje të Eufratit nën kthetrat e organizatës separatiste terroriste. Në një periudhë shumë të shkurtër do të mundësojmë që të shtypurit në këtë zonë të jetojnë në paqe dhe siguri”, ka thënë Erdoğan.