Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se, “Do të vazhdojmë luftën kundër dhunës, abuzimit, ngacmimit dhe diskriminimit të grave”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në një postim nga llogaria e tij në Twitter me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Dhunës ndaj Gruas” ka shkruar:
“Dhuna ndaj gruas është një nga kimet më të mëdha të kryer kundër njerëzimit. Do të vazhdojmë luftën kundër dhunës, abuzimit, ngacmimit dhe diskriminimit të grave. Së bashku do ta fshijmë plotësisht këtë turp nga vendi ynë”.