Erdoğan: Diga Yusufeli do të sigurojë 1,5 miliard lira për ekonominë turke

"Kjo vepër, që është tërësisht prodhim i inxhinierëve tanë, do të kontribuojë në ekonominë tonë me 1,5 miliard lira në vit", tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Diga Yusufeli në ndërtim e sipër do t’i sigurojë ekonomisë turke 1,5 miliard lira turke (200 milionë euro) në vit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo vepër, që është tërësisht prodhim i inxhinierëve tanë, do të kontribuojë në ekonominë tonë me 1,5 miliard lira në vit”, tha Erdoğan në një lidhje direkte me rastin e ceremonisë së hedhjes radhës së betonit në digë.

Ai tha se Turqia kishte 276 diga para vitit 2003 dhe gjatë 18 viteve të qeverisjes së partisë së tij janë shtuar 585 të tjera, përfshirë 576 hidrocentrale.

Diga Yusufeli në provincën Artvin në Turqinë verilindore pritet të jetë më e larta në Turqi.

Ajo pritet të ketë kapacitet për deponim të 2,1 miliardë metrave kub ujë dhe hidroncentralja e saj do të gjenerojë energji elektrike të mjaftueshme për të përmbushur 2 për qind të nevojave për energji të Turqisë.

Ndërtimi nga inxhinierët turq filloi në shkurt të vitit 2013.

Diga parashihet të prodhojë rreth 1,9 miliardë kilovat-orë energji elektrike.Erdoğan: Diga Yusufeli do të sigurojë 1,5 miliard lira për ekonominë turke