Erdoğan dhe Trump takohen në Samitin e G20-tës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, takoi homologun e tij amerikan, Donald Trump, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20-tës

 Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka takuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, në margjinat e Samitit të Liderëve të G20-tës, raporton Anadolu Agency (AA).

Takim Erdoğan-Trump, i cili zgjati 50 minuta, u realizua Qendrën Costa Salguero në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, ku po mbahet samiti dyditor.

Para takimit, edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ishte pjesë e një fotografie të Erdoğan dhe Trump.

Ky është takimi i dytë mes presidentit të Turqisë dhe atij të SHBA-së në samit, pasi dy liderët dje zhvilluan një bisedë të shkurtër rasti para seancës me temë “E ardhmja e drejtë dhe e qëndrueshme.

Më herët gjatë samitit Erdoğan zhvilloi takime edhe me liderë të tjerë botërorë. Sot gjatë ditës ai takoi kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, si dhe presidentin e Argjentinës, njëherësh kryesues i radhës i samitit të G20-tës, Mauricio Macri.