Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ku kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, veçanërisht lidhur me Sirinë dhe Libinë.
Drejtoria e komunikimeve pranë presidencës turke njoftoi se në bisedën telefonike, Erdogan dhe Trump janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin politik dhe ushtarak për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
“U konfirmua se popujt tanë solidarizohen në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”, thuhet në njoftim.