Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, të mërkurën zhvilloi bisedë telefonike me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimeve në Turqi, Erdoğan dhe Macron diskutuan çështjet e Idlibit dhe migrantëve.
Provinca veri-perëndimore Idlib e Sirisë është shtëpia e katër milionë civilëve, përfshirë qindra mijëra të zhvendosur vitet e fundit nga forcat e regjimit në të gjithë vendin e shkatërruar nga lufta.
Në muajt e fundit, afër 1.7 milion sirianë kanë lëvizur afër kufirit turk për shkak të sulmeve të mëdha nga forcat e regjimit të Bashar al-Assadit dhe aleatët e tij.