Erdoğan dhe Khan do të diskutojnë çështjet me të cilat përballet bota muslimane

Presidenti turk Erdoğan do të mbërrijë në Islamabad të enjten për vizitën e tij të katërt në Pakistan

Sipas ekspertëve pakistanezë, gjatë vizitës dy-ditore në Pakistan këtë javë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministri pakistanez, Imran Khan, pritet të diskutojnë mbi disa çështje me të cilat përballet bota muslimane, me fokus të veçantë mbi të ashtuquajturin “plan të paqes” të SHBA-ve dhe situatën në Kashmir.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Shahif Amin, një ish-diplomat pakistanez thotë se të dy liderët kanë një sërë çështjesh për të diskutuar gjatë kësaj vizite, përfshirë iniciativën Kuala Lumpur, Kashmirin dhe të ashtuquajturin “plani i paqes” për Lindjen e Mesme.

Amin theksoi se edhe Erdoğan dhe Khan e ndjejnë fortë mungesën e unitetit midis vendeve muslimane dhe diskutimet për këtë çështje, sipas tij, do të jenë pjesë e rëndësishme e axhendës.

“Tashmë është ndërmarrë një iniciativë në këtë drejtim”, tha Amin, duke iu referuar samitit të Kuala Lumpur-it të dhjetorit të kaluar, ku Pakistani u largua mbi presionin e raportuar nga Arabia Saudite.

Por, shtoi ai, atje duhet të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të mos ketë përshtypje për më shumë ndarje.

“Arabia Saudite dhe aleatët e saj nuk janë të kënaqur me iniciativën e Kuala Lumpur-it, duke e konsideruar atë një platformë paralele, por është aq e vërtetë se bota muslimane duhet të ri-energjizohet përballë sfidave marramendëse, veçanërisht pas njoftimit të të ashtuquajturit plan të paqes nga Trump”, deklaroi Amin.

Ai theksoi se “presidenti Erdoğan është një mik i vjetër i Pakistanit dhe ai i kupton plotësisht kufizimet tona” që çuan në mospjesëmarrjen e Islamabadit në samit, karriera diplomatike e të cilit u zhvillua nga viti 1958 deri në 1997.

“Jam i sigurt se kjo vizitë do të jetë një sukses dhe do t’i afrojë më tej dy vendet”, tha Amin, i cili shërbeu si ambasador i Pakistanit në Libi, Francë, Nigeri dhe Arabi Saudite.

Abdul Khalique Ali, një komentues politik me bazë në Karaçi, vizitën e presidentit Erdoğan në Pakistan e sheh si rezultat i rritjes së mirëkuptimit dhe bashkëpunimit midis dy vendeve për disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare.

“Të dy palët kanë qëndrime të ngjashme për disa çështje, duke filluar nga situata e vazhdueshme në Kashmir deri tek plani i paqes i Trump-it dhe nga pajtimi në Afganistan deri në Gra Karabak/ Turqia ishte ndër disa kombe që ndihmuan Pakistanin të shpëtonte nga lista e zezë e FATF-së (Task forca ndërqeveritare e veprimi financiar). Është Turqia që ka mbajtur interesat e Pakistanit të barabarta me interesat e veta”, deklaroi Ali për AA.

Të dy palët, tha ai, po ashtu do të diskutojnë mënyra për të forcuar më tej bashkëpunimin ekonomik dhe strategjik.

Vizita e presidentit Erdoğan

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit konfirmoi se presidenti Erdoğan do të arrijë në Islamabad të enjten për një vizitë dy-ditore.

“Recep Tayyip Erdoğan do të vizitojë Pakistanin më 13 dhe 14 shkurt”, tha Aisha Farooqui për AA, zëdhënëse e ministrisë.

Kjo do të jetë vizita e katërt e presidentit Erdoğan në Pakistan që nga viti 2002 dhe e dyta si president i vendit.

Udhëtimi i tij i fundit në Pakistan ishte në nëntor të vitit 2016 dhe ishte vizita e tij e parë që president pas marrjes së presidencën në vitin 2014.

Më parë gjatë mandatit si kryeministër i Turqisë, Erdoğan vizitoi dy herë Pakistanin.

Gjatë vizitës së kësaj jave, Erdoğan do të shoqërohet nga disa ministra të kabinetit të tij dhe nga një delegacion i biznesmenëve dhe investitorëve turq.

Të premten, Erdoğan do të mbajë fjalim në parlamentin pakistanez për herë të katërt.

Erdoğan tashmë mban rekordin pasi është kreu i vetëm i një shteti që ka mbajtur tre herë fjalim në Parlamentin e vendit.

Kryeministri pakistanez, në një intervistë për AA në fillim të këtij muaji, tha se vizita e presidentit Erdoğan do të jetë “gjithëpërfshirëse” dhe se Pakistani do të kërkojë bashkëpunimin e Turqisë në disa sektorë.

Ai identifikoi minierat dhe tranferimin e teknologjisë si zona kyçe, duke theksuar se përforcimi i lidhjeve dypalëshe tregtare dhe ekonomike është një objektiv kryesor.

“Do të jetë një vizitë gjithëpërfshirëse. Do të ketë diskutime mbi të gjitha llojet e lidhjeve ekonomike dhe natyrisht lidhjet tona strategjike dhe diplomatike”, tha ai.

Përgatitjet në vazhdim

Të hënën, Khan kryesoi një takim të posaçëm në Islamabad për të shqyrtuar përgatitjet për vizitën e presidentit Erdoğan.

Sipas një deklarate zyrtare, ai dhe anëtarët e tij të kabinetit diskutuan mënyrat për të forcuar më tej lidhjet dypalëshe të Pakistanit dhe Turqisë si dhe bashkëpunimin ekonomik.

“Vizita e presidentit Erdoğan do të shërbejë si një moment i rëndësishëm në përpjekjet tona për të forcuat më tej marrëdhëniet dypalëshe dhe për të rritur bashkëpunimin midis dy vendeve tona”, tha Khan në takim.

Ai i udhëzoi ministrat e tij që të zhvillojnë takime mujore për të siguruar zbatimin në kohë të marrëveshjeve të përcaktuara për t’u nënshkruar gjatë vizitës.

Khan po ashtu përshëndeti Turqinë për mbështetjen e saj të palëkundur për popullin e rajonit të diskutueshëm Xhamu dhe Kashmir, i cili është nën bllokimin e qeverisë indiane që nga gushti i kaluar.

“Mënyra se si Turqia qëndroi me Pakistanin për çështjen e Kashmirit është shumë e lavdërueshme”, tha Khan.

Partitë opozitare dhe qytetarët e zakonshëm po ashtu mirëpritën vizitën e presidentit Erdoğan.

“Ne do ta mirëpresim ngrohtësisht presidentin turk në Pakistan. Ai jo vetëm që drejton kombin turk, por po ashtu është një zë për të gjithë muslimanët e shtypur në botë”, tha senatori Siraj-ul-Haq për AA.

“Shpresoj se kjo vizitë do të forcojë më tej marrëdhëniet tona pasi Pakistani dhe Turqia gjithmonë në kohë provuese kanë mbështetur njëra-tjetrën”, tha senatori, i cili po ashtu është shef i partisë më të madhe fetare kryesore të vendit ‘Jamaat-e-Islami’.

Pakistanezët e zakonshëm po ashtu janë optimistë për vizitën e presidentit Erdoğan, me shumë mesazhe mbështetëse që shihen në rrjetet sociale.

Bashkëpunimi në rritje

Ankaraja dhe Islamabadi viteve të fundit kanë rritur bashkëpunimin dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Në tetor të vitit 2018, Marina e Pakistanit porositi një cisternë 17 mijë tonësh të ndërtuar në bashkëpunim me një kompani turke të mbrojtjes në qytetin Karaçi.

Ishte anija më e madhe luftarake e ndërtuar ndonjëherë në Punët e Ndërtimit dhe Inxhinierisë në Karaçi, ndërsa projekti u përfundua në bashkëpunim me kontraktorin turk të mbrojtjes STM.

Në korrik të vitit 2018, Ankaraja fitoi një tender multi-miliardë dollarësh për të furnizuar me katër korveta Marinën e Pakistanit, një marrëveshje e quajtur si eksporti më i madh për industrinë e mbrojtjes së Turqisë në histori nga ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Nurretin Canikli.

Në vitin 2016, Turqia i dha 34 avionë T-37 Pakistanit.

Ndërkohë, Ankaraja po blen avionët MFI-17 Super Mushshak nga Pakistani, veç azhurnimit të tre nëndetëseve të Pakistanit dhe bashkarisht ndërtojnë një tjetër cisternë.