Erdoğan bisedë telefonike me Trump, konfirmohet takimi më 13 nëntor

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilloi bisedë telefonike me homologun amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në bisedën e sontme, Erdoğan dhe Trump kanë biseduar në lidhje me çështjet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale, njoftoi Zyra e Komunikimeve e Presidencës së Turqisë.

Dy liderët kanë rikonfirmuar se do të takohen më 13 nëntor në Washington me ftesë të presidentit amerikan Trump.