Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar biseda telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç mësohet nga burimet presidenciale, gjatë këtyre dy bisedave është diskutuar për tensionet që ndodhën gjatë ditëve të fundit në mes të Rusisë dhe Ukrainës në Detin e Zi.
Presidenti Erdoğan ka dëgjuar që të dy palët dhe ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me tensionet. Ai ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së problemeve nëpërmjet rrugëve diplomatike.