Erdoğan: Anija TCG Anadolu, simbol që do të forcojë pozicionin tonë në botë në Shekullin e Türkiye-s

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Anijen TCG Anadolu e shohim si një simbol që do të forcojë pozicionin tonë si lider në Shekullin e Türkiye-s dhe një vend i respektuar në botë”, transmeton Anadolu. Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e dorëzimit të Anijes TCG Anadolu dhe të fillimit të punimeve…

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan tha se “Anijen TCG Anadolu e shohim si një simbol që do të forcojë pozicionin tonë si lider në Shekullin e Türkiye-s dhe një vend i respektuar në botë”, transmeton Anadolu.

Presidenti Erdoğan mbajti një fjalim në ceremoninë e dorëzimit të Anijes TCG Anadolu dhe të fillimit të punimeve për fregatat e reja MİLGEM në Kantierin detar Tuzla Sedef në Istanbul.

“Anija TCG Anadolu të cilën e kemi vendosur në shërbim është anija e parë në botë në klasën e saj në të cilën mund të kryejnë ulje dhe ngritje helikopterët më të mëdha dhe më të rëndë si dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët)”, tha Erdoğan.

Duke rikujtuar se ndërtimi i anijes TCG Anadolu TCG Anadolu filloi në prill 2016, Erdoğan shtoi se “Pas një periudhe 7 vjeçare po vendosim në shërbim anijen tonë TCG Anadolu. Jemi të lumtur dhe krenarë. Uroj që krijuesi ynë ta na bëjë të përhershme këtë krenari”.

Erdoğan uroi që anija më e madhe ushtarake e vendit TCG Anadolu të jetë e dobishme. “Sigurisht, kjo nuk është e mjaftueshme për ne. Shpresojmë që tani faza jonë e dytë do të jetë ndërtimi i plotë i kësaj aeroplanmbajtëse. Kemi zhvilluar dhe po zhvillojmë bisedime me shumë vende dhe këtë do t‘ia arrijmë. Këtë anije, TCG Anadolu e shohim si një simbol që do të forcojë pozicionin tonë si lider në Shekullin e Türkiye-s dhe një vend i respektuar në botë. Nuk mjaftohemi vetëm me këtë, sot po bëjmë edhe fillimin e punimeve për 3 fregata të reja të klasit MİLGEM istif të cilat do të përfitohen për Mavi Vatan (Atdheun Blu)”, tha ai.

– “TCG Anadolu anija e parë e botë për dronë”

Në fjalën e tij, presidenti Erdoğan falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuuar në ndërtimin e TCG Anadolu dhe të cilët do të marrin detyrë në ndërtimin e fregatave.

“Anija TCG Anadolu të cilën e kemi vendosur në shërbim është anija e parë luftarake në botë në klasën e saj në të cilën mund të kryejnë ulje dhe ngritje helikopterët më të mëdhenj dhe më të rëndë si dhe mjetet ajrore pa pilot (dronët). TCG Anadolu është anija e parë në botë për dronë. Nga kjo anije do të mund të ulen e të ngrihen Bayraktar TB3, Dronët me armë, avioni luftarak pa pilot Kızıl Elma dhe avioni sulmues i lehtë HÜRJET. Krahas kësaj, falë tankeve dhe mjeteve të blinduara sulmues amfibë që mbart, anija ka cilësinë e cila do të mund të kryejë operacione ushtarake dhe humanitare në çdo cep të botës kur të jetë e nevojshme”, tha Erdoğan.

Pasi vuri theksin se anija është ndërtuar me një normë rreth 70 për qind vendase, Erdoğan potencoi se falë TCG Anadolu, një forcë me madhësinë e një batalioni mund të dislokohet lehtësisht në zonat e krizës në Egje, Mesdhe dhe Detin e Zi pas pasur nevojë për mbështetje në bazën kryesore.

– “Industria jonë e ndërtimit të anijeve do të bëjë në mënyrë të denjë edhe aeroplanmbajtësen tonë kombëtare”

Presidenti Erdoğan informoi se sistemet e armëve, menaxhimit luftarak, luftës elektronike, gjurmimi dhe kërkimi me infra të kuqe, kërkimi elektro-optik, paralajmërimit me lazer, sistemet e mbrojtjes nga silurët si dhe të radarëve janë zhvilluar nga industria vendase dhe kombëtare.

“Krahas qëllimeve ushtarake, në këtë anije e cila mund të përdoret edhe për operacione humanitare dhe detyra për fatkeqësi natyrore, ka spital dhe sallë operimi me pajisje të plota. Me këto cilësi, falë TCG Anadolu do të bëhemi një ndër vendet e para në botë që kryeson zgjidhjet, sistemet dhe teknologjitë që ndryshojnë lojë. Përvojat që kemi siguruar në projekte të tilla, na sigurojnë mundësinë që të ofrojmë për vendin tonë teknologji më të avancuara të cilat janë më shumë vendase dhe kombëtare. Me vendosjen në punë të anijes tonë sulmuese amfibe, ne kemi bërë një hap të madh në rrugën drejt prodhimit të aeroplanmbajtësen tonë kombëtare. Industria jonë e ndërtimit të anijeve ka bërë dhe do të bëjë në mënyrë të denjë edhe aeroplanmbajtësen tonë kombëtare”, tha Erdoğan.