Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar sot një takim me zëvëndëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Azay Guliye.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Alibeaj ka sqaruar se i ka bërë të ditur zotit Guliye, rëndësinë që ka për Partinë Demokratike Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore.
Ai ka theksuar se PD mendon që reformat janë të një rëndësie të veçantë, në garantimin për vendit, të zgjedhjeve të lira e të ndershme.
“Sot prita në një takim të veçantë, zëvëndëspresidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, z. Azay Guliyev dhe ekipin e tij. Pasi i urova mirëseardhjen në Shqipëri, e informova z. Guliyev, se PD mbetet shumë e përkushtuar për detyrat e institucioneve dhe parlamentarëve në shërbimin edhe të interesit publik.
Nga ana e tij Zv.presidenti Guliyev shprehu interesimin e tij sa i përket ndryshimeve aktuale dhe zhvillimeve politike në Shqipëri.
Në emër të PD-së dhe grupit të PD-së dhe zyrtarëve të lartë të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, se mbetemi të fokusuar në Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore, e ku në fakt Komisionet e posaçme respektive janë shpallur me përgjegjësi të Partisë Demokratike, pasi këto dy reforma, për PD-në, janë shumë të rëndësishme për ti garantuar vendit zgjedhjet e lira e të ndershme dhe të demokracisë në shërbimin nën kontrollin e të gjithëve.
Gjatë takimit të një vendi të posaçëm zuri edhe bashkëpunimi me OSBE, sidomos rëndësia e saj që ka për PD, çdo gjë të madhe që ky organizim i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkroi Aliibeaj.