Emri/ Zhduket 30-vjeçari në Reskovec pa lënë gjurmë, familja denoncim në polici: Është i sëmurë

Familja Sakaj në Suk të Roskovecit kërkon ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të humbur prej 5 ditësh, Ferit Sakaj 30 vjeç.

Lajmin e konfirmojnë kunati dhe e motra e të humburit që jetojnë e punojnë prej vitesh emigrantë në Greqi.

Ata pohojnë se një ditë më pare familjarët e tij kishin shkuar në policinë e Roskovecit ku kanë kryer edhe denoncimin për zhdukjen e tij.

30-vjeçari ishte larguar nga banesa pesë ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Largimi ka qenë në datën 1 janar.

Kryefamiljari i familjes Sakaj ka ndërruar jetë duke shkuar në lumin e Semanit disa vite më pare, ndërsa një vëlla tjetër 14 vjeç Ergis Sakaj gjeti mbytjen po në lumin Seman në muajin gusht të vitit 2022.

E ëma e 30-vjeçarit ka kryer denoncim në policinë e Roskovecit dhe ka pohuar se ai kur ishte larguar i kishte thënë se do shkonte tek e motra në Fier, pasi ajo ka një vajzë të martuar në Fier dhe nuk është kthyer më. 30-vjeçari i zhdukur është edhe i sëmurë.

Fier

Në datë 05.01.2023, në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja Z. S., 51 vjeçe, banuese në Suk 1, Roskovec, ka kallëzuar se djali i saj, 32 vjeç, është larguar nga banesa në datë 02.01.2023 dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet do i kalojnë Prokuorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.