Emre Can transferohet tek Juventus

Në njoftim nga klubi, futbollisti 24 vjeçar ka mbërritur në Torino dhe pasi që t'i kalojë kontrollet shëndetësore do të nënshkruaj marrëveshjen.

Futbollisti gjerman me origjinë turke, Emre Can do të transferohet në klubin italian Juventus.

Në njoftim nga klubi, futbollisti 24 vjeçar ka mbërritur në Torino dhe pasi që t’i kalojë kontrollet shëndetësore do të nënshkruaj marrëveshjen.

Juventus nuk do të paguajë klauzolë për Emre Can, kontrata e të cilit ka përfunduar me Liverpool.

Lojtari kreu me sukses vizitat mjekësore dhe firmosi kontratën me bardhezinjtë. Lojtari do mbajë numrin 23.

Emre Can për kombëtaren e Gjermanisë ka luajtur në 20 ndeshje, ndërsa me fanellën e Livepool-it në 4 sezona ka luajtur në 167 ndeshje, ku shënoi 14 gola dhe 12 asistime.