Emrat/ Grabitën një shumë të konsiderueshme parash në banesën e 69-vjeçarit, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi grabitën banesën e 69-vjeçarit R.D., në Shkodër Sipas policisë të rinjtë kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa bëhet me dije se janë arrestuar 17-vjeçari me inicialet Alind Dani dhe 22-vjeçari Izmir Dani, të dy banues në fshatin Bardhaj, në Shkodër. Materialet iu referuan…

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi grabitën banesën e 69-vjeçarit R.D., në Shkodër

Sipas policisë të rinjtë kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, ndërsa bëhet me dije se janë arrestuar 17-vjeçari me inicialet

Alind Dani dhe 22-vjeçari Izmir Dani, të dy banues në fshatin Bardhaj, në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.

Informacion- Vodhën një shumë të konsiderueshme parash në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.