Elisa Spiropali: PD braktisi qytetarët me djegien e mandateve, synojmë një mandat të tretë

 Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh Zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali gjatë një interviste për “News24” është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit do të realizohen.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh Zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali gjatë një interviste për “News24” është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit do të realizohen.

Gjatë intervistës, Spiropali nuk kurseu edhe akuzat në drejtim të Partisë Demokratike dhe partive opozitare, duke theksuar se me braktisjen e Kuvendit dhe zgjedhjeve, ka braktisur edhe qytetarët. Spiropali shtoi se PS do të fitoi dhe mandatin e tretë, që do të jetë më i lehtë sesa mandati i dytë.

“Mandati i tretë do të jetë më i lehtë sesa mandati i dytë. Partitë politike i kanë rënë shumë në qafë Shqipërisë, veçanërisht liderët. Ata kanë menduar se në Shqipëri mund të bëhet siç duan ata, por s’mund të jetë kështu në realitet. Nuk duam t’ja dimë për numrin e Bashkive që do fitojmë edhe pse gjasat janë të larta për t’i fituar të 61 bashkitë, pasi Partia Demokratike dhe LSI braktisën Kuvendin dhe braktisën dhe qytetarët e tyre. Ne nuk braktisëm qytetarët. Është e rëndë që dy forca politike, ish- Kryeministra, ish-qeveritarë vendosën t’i bëjnë një puç Shqipërisë”, – tha Spiropali.

Ministrja për Shtetin dhe për Marrëdhëniet me Parlamentin theksoi se PD e LSI kanë bërë një gabim fatal duke braktisur kuvendin, ndërsa ka shtuar se Partia Socialiste ka bërë gjithçka për t’i zgjidhur këtë problematikë përmes dialogut, raporton ATA.

“Kanë bërë një gabim fatal që PD e LSI ka djegur mandatet. Ne shqetësohemi për mejdanin politik dhe frymën demokratike në vend. Ne jemi ulur, jemi përulur vazhdimisht për të gjetur bashkëpunim. Në 2017 kishim një krizë identike, pasi këtu krizat janë ciklike dhe identike. U ulën në tryezë në vitin 2017 dhe u gjet një zgjidhje dhe më herët kur ka pasur vullnet palët e kanë gjetur zgjidhje. Për arsye të veta të vogla apo të mëdha, krerët apo kreu i PD ka vendosur të marri peng PD. Ne s’mund të ndalojmë PD-në ta marri lumi, por duhet të punojmë për vijimin e demokracisë së vendit. Ne jemi të vendosur në rrugën tonë, sepse mendojmë se me mbylljen e këtij kapitulli të politikës së vjetër. Ky debat s’ka lidhje me demokracinë. Ato kërkojnë pushtet në tavolinë, kërkohet garanci për familjen, garanci për veten… etj, pasi kanë frikë nga drejtësia dhe kjo duket duket qartë kur bëhen paranojak. Dhe jo se s’kanë arsye, këtu janë mbyllur dosje të frikshme, shiko vrasjet mes bulevardit…etj. Dhe ironia qëndron se për dosjet flasin persona që janë krejtësisht nën dosje dhe kanë vetëm një gisht mbi dosje, atë të akuzës”, theksoi Spiropoali.