Elisa Spiropali: Opozita duhet të punojë për interesin kombëtar dhe të mbështesë progresin e vendit

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali u shpreh se, “opozita duhet të punojë për interesin kombëtar dhe duhet të mbështesë progresin e vendit”.

Zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali u shpreh se, “opozita duhet të punojë për interesin kombëtar dhe duhet të mbështesë progresin e vendit”.

Në një intervistë televizive të enjten në mbrëmje, Spiropali tha se, “qeveritë nuk rrëzohen nga 20 veta që bllokojnë rrugën. Peshën e dështimeve të tyre duan ta hedhin në shpinën e Shqipërisë. Ndërkombëtarët e kanë njohur opozitën dhe situatën dhe tanimë janë të pabesueshëm, nuk e marrin si çështje serioze opozitën shqiptare”.

Në lidhje me takimin që zhvilloi Kryeministri Edi Rama me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, ajo tha se, “ky takim ishte i hapur dhe tej mase produktiv”.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë vëmendje të posaçme nga Gjermania, Merkel është mbështetëse e Ballkanit. Në takimet që Kryeministri Rama zhvilloi me zv.kryetarin e CDU dhe krytaren e SPD, u konfirmua qëndrimi zyrtar se zgjedhjet në vend ishin legjitime dhe ato të ardhshme janë kushtetuese”, – tha Spiropali.

“Shqipëria i ka bërë detyrat e prioriteteve, kryesojmë me Reformën në Drejtësi. Opozita shqiptare ka punuar intensivisht kundër interesit të Shqipërisë, shikoni qasjen e samitit të Berlinit. Realitetin e transmetuar nga opozita, një refkektim të dëshirës së tyre të shfrenuar për dështimin e vendit”, – u shpreh ajo.

Spiropali u shpreh se, Samiti i Berlinit ishte konfirmim i përpjekjes për të gjetur zgjidhje finale për çështjen e Kosovës. Ne si qeveri jemi të vendosur për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj.
“Opozita duhet të punojë për interesin kombëtar dhe duhet të mbështesë progresin e vendit, por nuk e bëjnë. Edhe serbet kanë probleme por nuk veprojnë si opozita jonë. Opozita është shumë pranë reformimit, në fund të këtij procesi opozita duhet të ndryshojë strategji dhe lidera”- tha Spiropali.
Ajo theksoi se “Qeveria tranzitore”, mund të quhet marrëzi. Nuk është detyra jonë të shpëtojmë opozitën. Nuk mund të kërcënohemi për marrje peng të zgjedhjeve”, – deklaroi Spiropali.