Elisa Spiropali: E vërteta te “Petro Nini Luarasi”, shumë larg gënjeshtrës televizive

Zëdhënësja e Qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shprehet se e vërteta e historisë së publikuar nga televizionet, e tensionit të sotëm te zona pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” është shumë larg të vërtetës së fakteve.

Zëdhënësja e Qeverisë, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shprehet se e vërteta e historisë së publikuar nga televizionet, e tensionit të sotëm te zona pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” është shumë larg të vërtetës së fakteve.

“Sot i pashë edhe unë pamjet e ofruara nga ekranet e lajmeve në kohe reale tek rruga e shkollës “Petro Nini Luarasi”. Edhe unë u indinjova, e madje u revoltova duke i ndjekur ato skena, dhe duke dëgjuar e lexuar tërë mynxyrat me radhë. Sikur të mos mjaftonin lajmet e rreme nga terreni që i mvisheshin pamjeve, që nga IKMT që do prishte shtëpinë, e deri tek pallati që do ndërtohej mbi trupat e familjarëve, ishte edhe tërë ai grup policësh që s’bënte asgjë përveçse shtonte ankthin e skenës”, thekson Spiropali.

“Duke përfituar nga mundësia që më jep detyra, fillova të mbledh informacion mbi atë vendngjarje dhe sa më shumë mësoja rreth të vërtetës, aq më shumë tromaksesha nga gënjeshtrat që vijonin t’u jepeshin live teleshikuesve e portalqëmtuesve”, vijon ministrja, shrkuan ATSH/

“Mësova se IKMT as ishte aty, e as kishte në plan të shfaqej gjëkundi, pasi nuk bëhej fjalë për një shtëpi që duhej prishur, por për ekzekutim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë për lirim banese”, shkruan Spiropali.

“Mësova se bashkia e Tiranës as kishte dhënë ndonjë leje për të ndërtuar mbi truallin e banesës dhe, as kishte miratuar akoma ndonjë plan të zonës ku gjendet banesa. Mësova se policinë nuk e kishte çuar aty kërkesa e ndonjë ndërtuesi, por kërkesa e përmbarimit për të zbatuar një vendimi të gjykatës – ndaj të cilit policia ka detyrimin ligjor të përgjigjet”, shton Spiropali.

“Mësova se bashkia u ka ofruar atyre një zgjidhje të cilën e kanë refuzuar dhe që në fakt, tek e fundit e tëra është një histori konflikti mbi një pronë mes dy palëve, ku as qeveria e, as pushteti vendor nuk hyjnë asgjëkundi. Të tëra këto i mësova, falë mundësisë për të marrë informacion, si ministre, por ndërkohë që unë i mora këto informacione, kanalet e televizioneve dhe medieve online vijuan kërdinë e tyre, duke dezinformuar në rastin më të keq dhe keqinformuar në rastin më të mirë”, thekson Spiropali.

“Ministri i Brendshëm, duke treguar edhe një herë integritetin e tij të lartë qytetar e profesional, kritikoi policinë për mënyrën se si u qas në atë situatë, ku as ndërhyri, as u largua, po thjesht qëndroi aty amorfe, pa mundur t’i shpëtojë shigjetimit nga të katër anët”, shtoi Spiropali.

“Unë vetë s’di të them se sa të drejtë ka pasur Gjykata në atë vendim të formës së prerë që ka dhënë, por edhe pse jam e prirur të mos besoj në vendimet e drejtësisë së vjetër të pavetuar, di që ende nuk është zbuluar në botë ndonjë sistem ku vendimi i gjykatës, të rrëzohet nga bindjet e njërit a të tjetrit – në qeveri, a në media, a në shoqërinë civile. Sidoqoftë, përtej të gjithave, kjo ishte një ditë e shënuar për forcën goditëse të lajmit të rremë. I cili mori dhenë dhe provokoi reagimin e shumë njerëzve të mirë, që ranë pre e lehtësisë së padurueshme me të cilën media ktheu përmbys skenën e sotme tek rruga e shkollës “Petro Nini Luarasi”. Megjithatë, dita u mbyll në lartësinë e ambicies sonë për shtetin dhe Policinë e Shtetit, me largimin e drejtuesit të policisë së Tiranës. Jo sepse dikush shkeli ligjin. Aspak. Po sepse siç e shprehu qartë kolegu Sandër Lleshaj, policia nuk mjafton të jetë në vendin e duhur ligjërisht, po duhet të jetë edhe me mendje e zemër në lartësinë e syve të publikut”, tha Spiropali.

https://www.facebook.com/espiropali/videos/2290533791011544/