Elisa Spiropali: Basha po djeg opozitën!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverise, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratës të bërë nga kreu i demokratëvë, Lulzim Basha, i cili tha se ka vendosur t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta politike djegien e mandateve të deputetëve.

Në një njoftim në Twitter Spiropali shkruan se duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë, shkruan Klan.

Reagimi:

Lulzim Basha tha se do digjte qeverinë dhe paska vendosur të djegë opozitën! Sinqerisht nuk do ta dëshironim kurrsesi degradimin e tyre konstant, po në këto kushte, duhet pohuar kjo e keqe e ka një të mirë: Nuk do t’i marrin më rrogat për ta ndotur Parlamentin me baltë e bojë!