Irracionalja kërkon ta legjitimojë veten bazuar mbi narrativën e një populli homogjen racor dhe kombëtar hebre i cili erdhi për t’u vendosur në një tokë pa popull. Në fakt, këtë e kundërshton Shlomo Sand profesor i Universitetit të Tel Avivit i cili në librin e tij “Shpikja e popullit hebre”, argumenton shkencërisht se nuk ka pasur një popullsi hebreje të nxjerrë nga tokat e saja, por masa e madhe e racave dhe etnive të ndryshme hebreje ne botë, bazohet në konvertimet e komuniteteve lokale në ato vende dhe jo në idene e një race kombëtare hebreje me një origjinë të përbashkët. Për më tepër, ideja e përzënies së hebrenjve sipas Sand, është totalisht e pavërtetë, sepse këtë nuk e bënë as romakët, as të fundit arabët në shekullin e 7-të, ku pjesë e madhe e hebrenjve të asaj kohe, u konvertuan vetë në myslimanë, dhe përsëri sipas Shlomos, këta të konvertuar janë paraardhësit e palestinezëve të sotëm. Me pak fjalë, zionistët izraelitë po vrasin dhe po masakrojnë askënd më shumë se sa kushërinjtë e tyre nga historia.
Historiografia zioniste e ka themeluar doktrinën e saj në boshllëkun territorial të Palestinës dhe se ardhja e hebrenjve atje, vetëm se e ka zhvilluar dhe urbanizuar atë djerrinë. Një tjetër personalitet hebre i historisë si Ilan Pape, na mëson se si Palestina jo vetëm që ka qenë e populluar dhe aspak e djerrë, por ka pasur një civilizim vibrant, aq sa citon se librat shkruheshin në Egjipt, printoheshin në Liban dhe lexoheshin në Jaffa (Palestinë). Viti 1948 shënon pikërisht prishjen e kësaj shoqërie vibrante, organike palestineze e kulturës së leximit e cila kishte ndikuar shumë në qytetërimin e Irakut, Libanit dhe Jordanisë. Dhe nëse sot ka komunitete të tëra refugjatësh palestinezë, sipas dokumenteve të deklasifikuara të viteve ’80 të publikuara nga Britania, kjo ka ndodhur si pasojë e spastrimit etnik para e pas viteve 1948, ku më shumë se gjysma e popullsisë palestineze rreth 750 mijë u dëbuan si refugjatë, duke shënuar themelimin e shtetit të Izraelit po në këtë vit, mbi trupat e vrarë dhe dëbuar palestinezë.
Nga 1948 deri në 1967 u spastruan 36 qytete brënda Izraelit. Gjatë luftës së 1967-tës u spastruan mbi 300 mijë vendas palestinezë, dhe nga 1967 e deri më sot edhe 500 mijë të tjerë të dëbuar. Për të arritur së fundmi në 2023-2024 me tentativën e spastrimit të 2.3 milione banorëve të Gazës, duke shënuar operacionin më të gjatë gjenocidal të një popullsie përgjatë historisë tonë moderne në sytë e të gjithëve. Pra, ai që sot e quan veten shteti zionist i Izraelit, nuk është gjë tjetër veçse një projekt i cili zanafilloi nga terrori i grupeve si Haganah, Stern Gang, Irgun nga vitet 1920 deri në vitet 1948 me asistencën e David Ben Gurion, Menachem Begin,Yitzhak Rabin, Moshe Dayan apo Ariel Sharon të cilët më vone u bënë baballarët themelues të Izraelit. Problemin më të madh ky i fundit nuk e ka me palestinezët por me irracionalitetin kriminal të vetin që e rrethon kudo.
Që nga mesjeta, ajo që sot quhet “bota e qytetëruar” nuk ka qenë dëshmitare aq shumë sa sot e grabitjes së vendeve të shenjta përmes gjenocidit ndaj një popullsie të tërë me besim të ndryshëm. Ashtu si të gjitha kolonizimet e bëra, edhe ky i zionistëve, të përbashkët ka proçesin e dehumanizimit të vendasve. Që ta eleminosh një popullsi të tërë ne emër të qytetërimit, të duhet një “justifikim moral” se pse po e bën këtë, dhe që ky justifikim të të vlejë, duhet bazuar në idenë e një popullsie vendase të zhveshur nga njerëzorja. Vetëm kështu merr kuptim dhuna dhe krimi ndaj një mase e cila nuk të penalizon moralisht për shkak se ata nuk gëzojnë atribute njerëzore, janë të pacivilizuar dhe si e tillë, i vetmi mjet që të rehaton moralisht ndaj këtyre krijesave, është “dhuna e civilizuar” me të gjithë arsenalin e saj. Talal Asad, profesor i New York University përdor termin “dhunë e civilizuar” e fuqizuar nga luftra të cilat për shkak se fillohen nga fuqitë perëndimore marrin konotacionet e luftës si dhunë e civilizuar edhe pse ajo i drejtohet kundër një shteti tjeter sovran. Në Palestinë përveç “dhunës së civilizuar”, ajo që më së shumti u pa në nivelin e elitave ndërkombëtare, ishte “indiferenca e civilizuar” perëndimore që rezultoi me pasoja më shkatërruese se “dhuna e civilizuar” zioniste. Gaza është akt-akuza më e drejtpërdrejtë firmosur me bojën e gjakut të atyre që të vetmin faj që kishin, ishte dëshira për të qenë të lire, së cilës përballë iu vendos indiferenca e civilizuar. Palestina është pika ku dhuna dhe indiferenca takohen, e për më tepër është pika ku dhuna dhe indiferenca i japin forcë njëra-tjetrës.
Në ndryshim nga kolonizimet e tjera, ky i Palestinës mbart dy veçori të cilat përmblidhen në faktin e ekzistencës së vendit të shenjtë dhe faktit së është dehumanizimi më i dokumentuar që vazhdon sot e kësaj dite. E veçanta është se dehumanizmi për zionistët nuk nëkupton të jesh si kafshët, sepse kafshët nuk i vret teksa ushqehen, por më poshtë se kaq, mundësisht në një shkallë inferioriteti e cila të çon deri aty sa foshnja të mos ketë oksigjen në spital, nëna të mos lindë barrën e saj, babai të tejshpohet me plumba teksa merr pak miell për familjen, dhe ku jeta të humbë kuptimin e saj. Problemi është se, kur interesat e kërkojnë, përdoret “dhuna e civilizuar” me pretekstin për të çuar demokracinë, për të shpëtuar vlerat njerëzore, për të shpëtuar popujt nga shtypja dhe zgjedha e të paudhëve, paçka se miliona janë viktimat, paçka se zhvatja e pasurive kombëtare të popujve nën dhunën e civilizuar vazhdon të shterrohet. Ndërsa kur po interesat e kërkojnë, në një situatë tjetër, aplikohet “indiferenca e civilizuar” paçka se qindramijëra janë viktimat, miliona të shpërngulurit, paçka se qytetet thjesht nuk ekzistojnë më. Në të gjithë këto histori nuk ka asgjë të civilizuar. E vetmja gjë e duhur është kapja pas së vërtetës dhe reagimi sipas kritereve të saj, edhe nëse disa popuj nuk na duken si disa të tjerë, përsëri ata meritojnë të vetmen gjë të civilizuar, dashurinë.
“Superioritetit hebre” i ngritur dhe i marketuar nga vetë hebrenjtë është në qëndër të proçesit të dehumanizmit të popujve të tjerë me qëllim privatizimin e shenjtërisë në funksion të vetvetes. I paketuar me sloganin “e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme”, ky superioritet jo vetëm që nuk i preku kufinjtë e një demokracie të vërtetë, por u transformua në “etnokraci” një sistem që dukshëm shpërfaqte me të gjitha elementët vet “dhunën e civilizuar” ndaj tjetrit etnikisht. Këtë, duke e shtrirë sa më shumë në kohë. Pra, me idenë se sa më gjatë të zgjasë një padrejtësi aq më shumë legalizohet ajo.