Ekzekutimi i Hekuran Billës, dalin pamjet

Ekzekutimi i Hekuran Billës tek “Komuna e Parisit”/ Dalin pamjet, ja makina e djegur e autorëve të dyshuar

Hekuran Billa 40 vjeç, u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme brenda makinës së tij, përballë një qendre tregtare në Tiranë, në zonën e Komunës së Parisit.

Ekzekutimi i Billës, ndodhi rreth orës 10 mbrëmjen e së enjtes teksa ai po përgatitej të lëvizte automjetin e tij. Viktima me origjinë nga Kukësi, jetonte në fshatin Domje, ndërsa sipas të afërmve të tij, ai kishte ardhur për të takuar disa miq të tij në këtë zonë, ku edhe u ekzekutua me armë zjarri, raporton Top Channel.

Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja, dhe rreth 30 minuta më pas, policia gjeti në fshtin Pezë të vogël një automjet duke u djegur që dyshohet se i përket autorëve. Top Channel ka siguruar pamjet nga aksioni i djeshëm i policisë.