Ekzekutimi i borxheve të këqija, ulen tarifat përmbarimore

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ajo e drejtësisë Etilda Gjoni kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili ul 2 deri në 4 herë tarifat përmbarimore për ekzekutimin e borxheve të këqija.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ajo e drejtësisë Etilda Gjoni kanë firmosur një udhëzim të përbashkët, i cili ul 2 deri në 4 herë tarifat përmbarimore për ekzekutimin e borxheve të këqija.

Aktualisht pagesa për shërbimin përmbarimor përbehet nga dy tarifa. E para është tarifa fikse, që paguhet për sekuestrimin e pronës së vënë garanci për një kredi të pashlyer. Kjo tarifë është është me 6 shkallë dhe varion nga 3 për qind për pronat me vlerë të lartë deri në 12 për qind për ato me vlerë më të ulët,raporton Top Channel.

Por vec tarifës fikse, ka dhe një tjetër tarifë suksesi, e cila I paguhet përmbaruesit nëse ai arrin që pronën e sekuestruar, ta shesë me sukses në ankand.

Udhëzimi i ri i ul të dyja llojet e tarifave. Për tarifat fikse, kuota maksimale zbret nga 12 në 8 për qind, ndërsa ajo minumale nga 3 për qind ulet në 1.1 për qind. Po kështu ulje ka edhe për tarifat e suksesit për borxhet me vlera të larta. Por si ndryshon pagesa që bankat ose nje kreditor tjetër duhet ti paguajë shoqërisë së përmbarimit për eksekutimin dhe shitjen e një borxhi të keq.

Aktualisht për të ekzekutuar garancinë e një kredie të pashlyerë me vlerë 50 mijë euro bankat duhet që të paguajnë tek shoqëria e përmbarimit 6 mijë e 600 euro. Por me udhëzimin e ri pagesa zbret nga 6600 euro në 3 mijë e 200 euro. Ndërsa për kreditë e këqija me vlerë 100 mijë euro tarifa ulet nga 17 mijë euro që është aktualisht në 8 mijë euro.

Udhëzimi i ri shfuqizon një akt të dy ish ministrave teknikë të partisë demokratike Gazmend Bardhi i drejtësisë dhe Helga Vukaj e financave. Në qershor të vitit të kaluar pak ditë para se të linin detyrën dy ish ministrat teknikë rritën deri në 7 fish tarifat e përmbarimit, një akt që u kundërshtua fuqishëm jo vetëm nga bankat private, por edhe Fondi Monetar. FMN deklaroi se vendimi i dy ish ministrave teknikë duhej shfuqizuar pasi rrezikon të frenojë ekzekutimin e garancive dhe uljen e kredive të këqija.