Eksporti i çelikut të Turqisë rritet me 28,5% në gusht 2018

Eksporti i çelikut të Turqisë në janar-gusht 2018 është rritur me 28,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u realizuar në 9,6 miliardë dollarë...

Eksporti i çelikut të Turqisë në janar-gusht 2018 është rritur me 28,5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë duke u realizuar në 9,6 miliardë dollarë.

Kurse në bazë sasie, eksporti i çelikut turk në periudhën janar-gusht 2018 është rritur me 5,8 për qind në krahasim me të njëjtin hark kohor të vitit të kaluar, për një total prej 12,7 milionë tonësh.

Nga aspekti i sasisë së prodhimit të çelikut të lëngshëm, sektori turk i çelikut zë vendin e 8-të në botë dhe të 2-tin në Evropë.

Në gusht 2018, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, eksporti i çelikut turk është rritur me 36,4 për qind në bazë sasiore duke arritur në 1,6 milionë tonë, ndërsa në bazë vlere është rritur me 43 për qind duke arritur në 1,2 miliardë dollarë.