Eksportet kineze marrin vrull – Rritet suficiti me SHBA, tregtarët shfrytëzojnë periudhën pa tarifa

Suficiti tregtar i Kinës me Shtetet e Bashkuara është fryrë në një nivel rekord gjatë Qershorit, ndërkohë që eksportet totale të vendit u rritën në mënyrë të qëndrueshme. 

Suficiti tregtar i Kinës me Shtetet e Bashkuara është fryrë në një nivel rekord gjatë Qershorit, ndërkohë që eksportet totale të vendit u rritën në mënyrë të qëndrueshme.

Ky rezultat pritet të shtojë konfliktet me  Washingtonin. Megjithatë, shenjat që eksportuesit kanë shfrytëzuar periudhën përpara se tarifat të bëheshin efektive,  nënkupton se rritja e eksporteve mund të jetë e përkohshme.  Të dhënat vijnë pasi administrata e Donald Trump i dha vrull luftës tregtare me Kinën, duke thënë se do të vendosë tarifa në 10% për 200 miliardë dollarë mallra kinezë.

Suficiti tregtar i Kinës me SHBA u rrit në një nivel rekord mujor prej 28.97 miliardë dollarë, nga 24.5 miliardë që ishte në Maj. Analistët thonë se suficiti në nivel rekord nuk do të ndihmojë në përmirësimin e marrëdhënieve tregtare. Trump, që i ka kërkuar Pekinit të ulë hendekun tregtar, mund ta përdorë rezultatin e fundit për të shtuar presionet ndaj vendit. Kërcënimi më i madh i Washingtonit është vendosja e tarifave në më shumë se 500 mld dollarë mallra kinezë,  që është thuajse sa sasia totale e importeve amerikane nga Kina vitin e kaluar, raporton Scan.

Konflikti ka tronditur tregjet financiar,  pasi lufta e plotë tregtare mund të ngadalësojë të gjithë ekonominë botërore. Aksionet kineze kanë rënë në territor negativ dhe juani është zhvlerësuar. Eksportet kineze për Qershorin janë rritur me 11.3% me bazë vjetore, sipas Administratës së Përgjithshme të Doganave, duke thyer projeksionet për një rritje me 10%.  Ministria e Tregtisë në Kinë konfirmoi muajin e kaluar se eksportuesit kinezë kanë shtuar ndjeshëm eksportet ndaj SHBA, për t’i paraprirë tarifave.