“Eksportet e Turqisë në tetor arritën shifrën më të lartë mujore”

Muajin e kaluar, eksportet e vendit u rritën për 13,1 përqind në baza vjetore, për të arritur në 15,7 miliardë dollarë, tha ministrja e Tregtisë Pekcan

 Eksportet e Turqisë në muajin tetor arritën shifrën më të lartë mujore në historinë e vendit, tha ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, raporton Anadolu Agency (AA).

Muajin e kaluar, eksportet e vendit u rritën për 13,1 për qind në baza vjetore, për të arritur në 15,7 miliardë dollarë, tha Pekcan në një konferencë për media në Adana, në të cilën shpalosi të dhënat e eksportit për muajin tetor.

Pjesa më e madhe e eksporteve turke është realizuar në drejtim të Gjermanisë, Britanisë dhe Italisë, tha Pekcan.

Destinacioni kryesor i mallrave turke ka qenë Gjermania, me eksporte në vlerë prej 1,5 miliardë dollarëve.

Ajo theksoi se eksportet e vendit në tregjet e synuara janë rritur me shpejtësi.

“Eksportet tona në Meksikë avancuan me 14 për qind, në Indi 16 për qind dhe në Amerikën Latine 41 për qind”, tha ajo.

Pekcan shtoi se eksportet në Afrikë gjithashtu janë rritur me 25 për qind në tetor, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, importet e Turqisë janë zvogëluar për 23,5 për qind në 16,2 miliardë dollarë në muajin tetor, njoftoi ministrja turke.

Rusia ka kryesuar listën e vendeve nga të cilat Turqia ka importuar mallra, me vlerë prej 1,9 miliardë dollarëve. Ajo është pasuar nga Gjermania me 1,6 miliardë dollarë dhe Kina me 1,4 miliardë dollarë.