Eksportet blegtorale u rritën me 39%, kontribut hapja e eksportit me Serbinë

Eksportet blegtorale janë rritur me 39% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke regjistruar vlerën 537 milionë lekë, kundrejt 386 milionë lekë që ishin në periudhën janar-qershor 2017.

Eksportet blegtorale janë rritur me 39% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, duke regjistruar vlerën 537 milionë lekë, kundrejt 386 milionë lekë që ishin në periudhën janar-qershor 2017.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, për të parën herë blegtoria ka performuar pozitivisht duke dhënë kontribut ne rritjen e eksporteve me vendet e rajonit por edhe më gjerë.

Rritja ka ardhur, edhe për shkak se në muajin mars, pas 30 vitesh, është rihapur eksporti me Serbinë për të imtat dhe mishin e tyre.

Blegtoria zë një vend të rëndësishëm në ekonominë rurale shqiptare, shkruan ATSH.

Strategjia sektoriale në funksion të zhvillimit të blegtorisë, synon të mbështesë në shkallë vendi e lokale rritjen dhe plotësimin gjithnjë e më mirë të kërkesave dhe nevojave të tregut me produkte blegtorale nëpërmjet përdorimit racional të burimeve dhe futjes së teknikave dhe teknologjive të reja në prodhim e përgjithshëm blegtoral vendas.