Ekonomia turke u rrit me 5,2% për periudhën Prill-Qershor

Vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve, i përbërë nga shuma totale e shërbimeve në tregti, transport, akomodim dhe ushqim, shënoi një rritje prej 8%.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi të hënën të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për tremujorin e dytë të këtij viti (periudhën prill-qershor).

Sipas shifrave në fjalë parashikimi për PBB-në në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur me 5,2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar si indeks zinxhir i vëllimit.

I krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar parashikimi i PBB-së në periudhën prill-qershor të këtij viti, i llogaritur me çmimet korrente sipas metodës së prodhimit, u realizua në 884 miliardë e 4 milionë e 260 lira turke (204,3 miliardë dollarë).

Nëse shikojmë aktivitetet dhe sektorët që përbëjnë PBB-në, vlera e shtuar e sektorit të bujqësisë sipas indeksit zinxhir të vëllimit të prodhimit në tremujorin e dytë të këtij viti është rritur 1,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlera e shtuar e sektorit industrial u rrit me 4,3% kurse për sektorin e ndërtimit rritja ishte 0,8.

Vlera e shtuar e sektorit të shërbimeve, i përbërë nga shuma totale e shërbimeve në tregti, transport, akomodim dhe ushqim, shënoi një rritje prej 8%.

Me këtë rritje Turqia kryeson listën midis vendeve anëtare të OECD-së dhe renditet e dyta në mesin e anëtarëve të BE-së që deri tani i kanë shpallur performancat e tyre vjetore të rritjes për tremujorin e dytë të 2018-s.