Ekonomia turke me sinjale pozitive, deficiti tregtar shënon rënie në korrik 2018

Ekonomia turke me sinjale pozitive, deficiti tregtar shënon rënie në korrik 2018

Ekonomia turke me sinjale pozitive, deficiti tregtar shënon rënie në korrik 2018.

Ekonomia turke vazhdon të japë sinjale pozitive pavarësisht sulmeve financiare.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) dhe Ministria e Tregtisë publikuan të mërkurën raportin e tyre të përbashkët mbi të dhënat provizore të tregtisë së jashtme për muajin korrik 2018.

Sipas këtij raporti, eksportet turke në korrik të këtij viti janë rritur me 11,6 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të 2017-s duke u realizuar në nivelin e 14,77 miliardë dollarëve.

Ndërsa importet turke gjatë të njëjtit harku kohor kanë rënë me 6,7 për qind, për një total prej 20,59 miliardë dollarësh.

Deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë në korrik 2018 ka shënuar një rënie vjetore prej 32,6 për qind duke rënë në 5,982 miliardë dollarë.

Raporti nënvizon gjithashtu se raporti i mbulimit të importit me eksport në muajin e 7-të të këtij viti është rritur në 70,2 për qind, nga 58,7 për qind që ishte në korrik 2017.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, eksportet turke janë realizuar në nivelin e 96,27 miliardë dollarëve, një rritje mbi 7 për qind në bazë vjetore; ndërsa importet janë realizuar në rreth 143 miliardë dollarë, me një rritje vjetore prej 10,2 për qind./Monitor