Ekipi kosovar Ballkani mposht Sivassporin si mysafir në Ligën e Konferencës

Ekipi kosovar i futbollit Ballkani ka mposhtur skuadrën turke Demir Grup Sivasspor si mysafir me rezultatin 3-4 në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës së UEFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Sivas 4 Eylul, vendasit kaluan në epërsi që në minutën e parë me golin e Fredrik Ulvestad.

Rezultati u barazua nga Armend Thaqi në minutën e 20-të, ndërsa klubi kosovar mbylli me epërsi pjesën e parë me rezultatin 1-2, me golin e Arbër Potokut në minutën e 31-të.

Në minutën e 66-të, Ballkani rriti epërsinë në 1-3 me golin e Meriton Korenicës, pas një asistimi të Thaqit.

Sivasspori barazoi rezultatin me golat në minutat 75 dhe dhe 88 nga Erdoğan Yeşilyurt dhe Mustafa Yatabare.

Megjithatë, në minutën e katërt shtesë të lojës, Ballkani vulosi rezultatin 3-4 me golin e Ermal Krasniqit.

Ndeshja kthyese në Kosovë midis dy ekipeve do të luhet një javë më vonë, më 13 tetor.

Nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani në Ligën e Konferencës, në Grupin G, ku bëjnë pjesë edhe Slavia Praga dhe CFR Cluj-i, të gjithë ekipet kanë nga 4 pikë, me nga një lojë të fituar, një barazi dhe një të humbur.