“Ekipet e vaksinimit te “Air Albania”, Rama zbulon detajet e projektit: Besoj do nisim në javën e parë të janarit

Nga Infektivi ku uroi mjekët për ditën e Krishtlindjes, kryeministri Rama bëri me dije se procesi i vaksinimit do të kryhet në stadiumin Air Albania, duke nisur nga java e parë e janarit.

Nga Infektivi ku uroi mjekët për ditën e Krishtlindjes, kryeministri Rama bëri me dije se procesi i vaksinimit do të kryhet në stadiumin Air Albania, duke nisur nga java e parë e janarit.

“Bashkë me ministren kemi filluar të adapotojmë një projekt te stadiumi “Air Albania” për të vendosur gjithë ekipet që do bëjnë vaksinimin, sepse sic kemi dëgjuar e c’na kanë sygjeruar në mjedis të hapur është shumë më mirë për të patur edhe radha të kontrolluara. Sigurisht mjedis i hapur por prapë edhe i mbyllur, aty po bëjmë një projekt shumë të bukur që do jetë gati besoj në fillim të janarit.

Në javën e parë të janarit do e kemi të instaluar, dhe do fillojmë me vaksinimin kështu që shumë shpejt do t’ju imunizojmë juve një herë e hap pas hapi edhe grupet e prioriteteve, ne kemi vendosur, mjekët, mësuesit edhe punonjësit e policisë, që janë më në kontakt me njerëzit dhe më pas do të përshkallëzohet me të tjerët. E të gjithë thonë se në mars prill dozat do të jenë më shumë e më pas jam i bindur se do nisë të ketë teprica, sepse prodhimi është futur shumë fort në linjë”- theksoi Rama.