Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje opozitës për kërkesën saj për të kryer sa më shumë testime kundra koronavìrusit.
Rama në një mesazh në Twitter shkruan se qeveria nuk vendos sa teste behën apo nuk behën. Sipas tij këtë vendim e merr Komiteti Teknik i Ekspertëve.
“A mundet dikush t’ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i’a fut kot. PIKË!”
A mundet dikush t'ia thotë PD se qeveria nuk vendos sa teste bëhen a nuk bëhen?! Aq më pak qeveria mund të marrë mendjen e PD-së për këtë punë! Strategjinë e testeve e bën Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe PIKË! Qeveria zbaton ato që vendos Komiteti dhe PIKË! PD i'a fut kot.PIKË!
— Edi Rama (@ediramaal) April 7, 2020