Edi Rama: Shqipëria mori datën e hyrjes në Europë

Kryeministri Edi Rama është shprehur pozitiv për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE, të cilët ranë dakord që Shqipërisë t’i hapen negociatat në Qershorin e vitit 2019.

Kryeministri Edi Rama është shprehur pozitiv për vendimin e ministrave të Jashtëm të BE, të cilët ranë dakord që Shqipërisë t’i hapen negociatat në Qershorin e vitit 2019.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri thotë se reformat e qeverisë bindën vendet më skeptike që të njihnin meritën e Shqipërisë dhe të caktonin një datë për hapjen e negociatat. Megjitharë, është fituar beteja por jo lufta, shton Rama.

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua lufta vijon”, thotë Kryeministri Edi Rama.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian sot vendosën që Shqipërisë dhe Maqedonisë t’u hapen negociatat për anëtarësim në verën e vitit 2019 nëse do të përmbushin disa kushte të paracaktuara.