Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut, Kryeministri Edi Rama foli edhe për aktin normativ anti-KÇK. Rama tha se gjykatat që kemi pasur gjatë këtyre viteve dhe ende kemi, janë të infektuara nga krimi i organizuar. Kreu i qeverisë, siç paralajmëroi edhe me herët, deklaroi se prokurorët dhe gjyqtarët që nuk justifikojnë dot pasurinë, do të dalin jashtë sistemit.
“Gjykatat që kemi pasur gjatë këtyre vviteve dhe ende kemi janë të infektuara nga krimi i organizuar. Kemi gjyqtarë dhe prokurorë që përveç se bashkëpunojnë, janë pjesë e krimit të organizuar. Tashmë kemi dhe SPAK dhe që është ngritu pësr këtë qëllim. Këto çështje do të gjykohen në gjykatë nga persona që kanë kaluar vettingun. Anti – KÇK s’mund të bëhej pa instutiucionet e tjera. Ne jemi në vijim të procesit të vettingut të prokurorëve dhe gjyqtarëve, të cilët do të dali jashtë sistemit nëse nuk justifikojnë pasurinë.Policia ka një listë të personave të dënuar”, deklaroi Rama nga SHBA.