Edi Rama për çështjen e riatdhesimit: Ne do hapim rrugën, por nuk do të tërhiqemi nga kushti i …

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, vjen me një tjetër reagim për opéracionin e riatdhesimit të shqiptarëve, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavìrusi.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Facebook”, vjen me një tjetër reagim për opéracionin e riatdhesimit të shqiptarëve, të cilët kanë mbetur jashtë kufijve, si pasojë e situatës së krijuar nga koronavìrusi.

Kryeministri sjell shembullin e Singaporit, ku riatdhesimi i 500 studentëve dhe se si karantinimi i tyre në familje rriti ndjeshëm numrin e të inféktuarve.

“Numri i të inféktuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet”, thotë ai.

Ndërkohë, Rama bënë thirrje për qytetarët duke thënë: “Boll me shàrje, me akùza, me hesape në hava e me màllkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet!”.

Kryeministri Rama ne facebook:

🔴 NJË SHEMBULL KONKRET PSE RIATDHESIMI NË KËTË FAZË DUHET TË JETË ABSOLUTISHT I KONTROLLUAR:

Singapori u mbajt si shembulli më fantastik i përballjes me epideminë, me numrin mē të vogël të të inféktuarve e të të vdékurve për numër popullsie. Por gjërat u përkeqësuan kur u lejua riatdhesimi i pak më shumë se 500 studentëve, të cilëve i’u kërkua të vetëkarantinoheshin në familje, pa futur në karantinë gjithë familjen. Numri i të inféktuarve u rrit ndjeshëm, përmes familjarëve të të riatdhesuarve dhe ky ishte një mësim, jo vetëm për Singaporin po edhe për vendet e tjera, të cilat fillimisht ulën ndjeshëm numrin e të riatdhesuarve, duke i detyruar të karantinohen në hotele dhe pastaj filluan të ndalonin fare riatdhesimet.

Ne do të rihapim rrugën e riatdhesimeve siç e kemi bërë publike dhe nuk do të tërhiqemi nga kushti i karantinimit të detyruar në hotel! Por ju lutem të gjithë atyre të cilët nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të lexojnë, nuk duan të kuptojnë se pse, kjo rrugë është e vetmja dhe s’ka një rrugë tjetër për të mbrojtur popullin e vendin tonë nga një valë e re inféktimi, që të paktën, përpara se sa të shajnë e të mallkojnë a thua se kjo është punë qejfi apo dëshire e qeverisë për t’ua vështirësuar riatdhesimin, të të bëjnë edhe njëçikë durim derisa ta shohin konkretisht paketën e riatdhesimit! I siguroj që paketa do të jetë shumë e arsyeshme për ta dhe qeveria do të bëjë gjithçka mundet që kostoja financiare e riatdhesimit, të jetë optimale brenda kushteve ku po jetojmë e po veprojmë të gjithë.

Boll me sharje, me akuza, me hesape në hava e me mallkime, sepse kjo është koha që provon se sa di secili të jetë një shqiptar i mirë që sheh përtej hundës së vet dhe që nuk e kthen në argument mllefin apo mosinformimin për atë që flet!