Edi Rama paralajmëron masa të reja: Sot në 19.00 del paketa e zgjeruar…

Koronavìrusi në Shqipëri, Rama paralajmëron masa të reja: Sot në 19.00 del paketa e zgjeruar...

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se sot në orën 19:00 të pasdites do të zhvillojë një lidhje ‘LIVE’, ku edhe do të komunikojë paketën e zgjeruar të masave të marra për koronavìrusin në vend.

Pritet që sot kryeministri Edi Rama të njoftojë planin e ri për lehtësimin e masave për parandalimin e koronavìrusit, apo të riatdhesimit të shqiptarëve që kanë mbetur jashtë vendit, shkruan Dosja.al.

Gjithashtu priten të reja edhe për planin e ekonomikë për të gjitha bizneset e vogla që nuk janë mbyllur, por kanë pasur dëme ekonomike si pasojë e koronavìrusit. Pritet që të përfshihen edhe bizneset e mëdha dhe sektori turistik.