Edi Rama mbledh liderët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama dhe liderët politikë të Kosovës ishin mbledhur në një darkë informale mbrëmjen e së dielës. Lajmi është bërë i ditur nga vet Kryeministri Rama, i cili ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale.

Në këtë darkë ndodheshin Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, Behgjet Pacolli dhe Fatmir Limaj.

Nuk dihet tema e diskutimeve mes tyre, por mendohet për taksën 100% të vendosur nga Kosova ndaj Serbisë dhe arritjen e një marrëveshje mes tyre.

Ndërsa mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj priti Presidentin Hashim Thaçi para vizitës së këtij të fundit në SHBA. Haradinaj dhe Thaçi u konsultuan për axhendën shtetërore që shteti i Kosovës do të mbajë në lidhje me dialogun me Serbinë.

“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në ShBA“, thotë Kryeministri Ramush Haradinaj. /Klan