Edi Rama: Marrëveshja e re për detin do të jetë e drejtë

Nga Saranda në një dëgjesë publikë me pakicat kombëtare, kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen e detit me Greqinë. Kreu i qeverisë tha se marrëveshja me Greqinë do të jetë e drejtë.

Nga Saranda në një dëgjesë publikë me pakicat kombëtare, kryeministri Edi Rama foli për marrëveshjen e detit me Greqinë. Kreu i qeverisë tha se marrëveshja me Greqinë do të jetë e drejtë.

“Ne duam një marrëveshje të re dhe kemi bërë në progres të jashtëzakonshëm, e cila do të jetë e barabartë dhe reciproke për njëri-tjetrin. Marrëdhëniet me Greqinë kanë pasur ngërçet e veta, por do të jetë e drejtë”.

Rama tha se marrëveshja e re do të jetë shumë më e mirë se ajo e mëparshmja.

Një ditë më parë mediat greke thanë se mes kryeministrit Tsipras dhe Ramës do të zhvillohet një takim për të firmosur marrëveshjen e detit.

“Edhe kjo çka është thënë dhe çka thuhet për fat të keq në vijimësi për këtë çështje do të shpohet si tullumbace sepse marrëveshja për detin është një marrëveshje që do të materializohet vizualisht në hartë dhe do kenë të gjithë mundësitë q me sytë e tyre dhe jo të partive me mendjen e tyre dhe jo të atyre që i përcjellin dhe i amplifikojnë këto lajme të rreme të gjykojnë mes pamjes së detit në marrëveshjen që ishte dhe pamjes së detit në marrëveshjen që do të kemi, u shpreh Rama.

Kryeministi foli gjithashtu edhe për hapjen e negociatave.

“28 Qershori do vijë, kam besim se drita jeshile do ndizet në një mënyrë a një tjetër dhe Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces e do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë të re historike të negociatave”, tha kreu i qeverisë.

Ai renditi disa fakte në marrëdhëniet me shtetin grek duke nisur që nga ligji i luftës deri në kushtet më të mira për emigrantët. “Kemi bërë progres të jashtëzakonshëm për një marrëveshje të re që do të jetë e drejtë dhe e barabartë dhe në respekt reciprok të njëri-tjetrit”, tha Rama.

Dy fjalë dhe për opozitën, që sipas tij është pa ide, pa skuadër. Në 28 qershor tha Rama do të hapet drita jeshile për Shqipërinë.

“Aty do mund të shohim qartësisht jo vetëm që kemi bërë marrëveshjen e duhur për vendin tonë por edhe çfarë janë në gjendje të bëjnë këta të dëshpëruar që nuk kanë as ide, as program as skuadër, lider jo e jo, dhe që gjithë pafuqinë e tyre po e kthjenë dita ditës në forcë të madhe destruktive të dëshpërimit duke i bërë 100-ndin Shqipërisë kudo ku gjejnë vesh në kryeqytet e Evropës për të luftuar kundër çeljes së negociatave. 28 qershori do vijë, kam besim se drita jeshile do ndizet në një mënyrë a një tjetër dhe Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces e do të vazhdojë duke hyrë në këtë fazë të re historike të negociatave”, deklaroi kryeministri.