Edi Rama: Listat e hapura nuk janë tabu për mua

Edi Rama u shpreh sot se është gati që të flasë për ndryshimin e sistemit zgjedhor në parlament, por përpara duhet të kalojë drafti i dakordësuar në shtëpinë amerikane dhe të Europës.

Edi Rama u shpreh sot se është gati që të flasë për ndryshimin e sistemit zgjedhor në parlament, por përpara duhet të kalojë drafti i dakordësuar në shtëpinë amerikane dhe të Europës.

Rama: Zonja Hajdari kemi folur, unë nuk besoj që listat e hapura sjellin demokraci, rritje të cilësisë, që do të hapen listat dhe këtu do të vërshojë rinia dhe të tjerët do të goditen nga votat. Listat e hapura kanë problemet e tyre, por për mua nuk janë tabu që të jemi të qartë raporton Top Channel.

Është e pavërtetë që listat e hapura e kthekan kryetarin si të tjerët, ia heqin përgjegjësinë për listat, sepse përgjegjësia e lidershipit është aty. Por janë disa pyetje, nëse ju sot jeni këtu kjo ka ardhur nga listat e mbyllura. Por listat e hapura nuk janë tabu për mua, doni ti diskutoni, i diskutojmë, por nuk mund të na impononi, mos u bëni si ata që ikën, se me kërcënime dhe shantazhe PS-në e tundoni të tregojë sa të vegjël jeni. Të gjejmë një zgjidhje në shqip, jo në anglisht. Vota e diasporës do kohë është sistem” tha Rama.