Edi Rama: Kampi për refugjatët në Shqipëri lajm i rremë

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat për ndërtimin në Shqipëri të një kampi refugjatësh.

Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat për ndërtimin në Shqipëri të një kampi refugjatësh.

“Lajm i rremë lajmi për kampin e madh të refugjatëve që do mblidhen nga gjithë bota këtu në Shqipëri. Është betejë e vështirë beteja me lajmet e rreme”, theksoi Kryeministri.

Asgjë nuk është e vërtetë, theksoi Rama, lidhur me ndërtimin e një kampi të tillë.

Është një betejë shumë e vështirë me lajmet e rreme, por koha i vë në vend të gjitha dhe vuri në vend drejtësinë e vizionit, idesë, e gjithë projektit të sheshit Skënderbej, që patjetër është kthyer në faqen e bardhë të kryeqytetit tonë”,- tha kryeministri Edi Rama, gjatë ceremonisë opas dhenies së cmimit në Spanjë për Sheshin “Skënderbej”.

Përkundër asaj që Rama thotë, në media ndërkombëtare po ziejnë qëndrime nga vende të BE-së si, Gjermania apo Austria për mundësinë e ngritjes së kampeve refugjate në vende jashtë BE-së përfshi edhe Shqipërinë.

“Ky shesh ka qenë një shesh betejash politike. Mbi këtë projekt për sheshin mund të bëhet një libër i tërë. Çmimi për sheshin është një trofe me rëndësi për Tiranën. Ka qenë një nga mijëra lajmet e rreme që e bënë Shqipërinë djep të fake-news. Ka qenë një lajm i rremë njësoj siç është sot lajmi për kampin e refugjatëve, që do mbledhë refugjatë nga e gjithë bota këtu në Shqipëri, apo të tjera lajme të rreme që përhapen dita ditës.

Problemi i Shqipërisë nuk është buka dhe uria, por shumë probleme të tjera që kanë të bëjnë me fëmijët, me të moshuarit, me gjithë mundësinë për të pasur akses për zhvillimin individual dhe familjar”,- tha Rama.

Ndërkohë, një ditë më parë Presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani tha se përfytyron mundësinë e kampeve në Shqipëri. Sipas tij, stabiliteti i Evropës varet nga Gjermania, dhe kjo e fundit po përballet me krizën e refugjatëve të paligjshëm. Prandaj, brenda BE-së po shihet mundësia e ndërtimit të kampeve për emigrantët në Shqipëri ose Maqedoni.