Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Facebook-u se pret që të flasë nesër në orën 11:00 me studentët protestues.
Kreu i qeverisë kërkoi një përfaqësi të studentëve, pasi, sipas tij, nëse nuk ka një të tillë, kjo gjë përbën problem për adresimin e kërkesave të tyre.
“Duhet menduar një strategji e përbashkët, studentë-qeveri. Të bashkohemi kundër sistemit të korrupsionit, kulturës ë falsifikimit dhe keqadministrimit të Universiteteve. Studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk e bëjnë dot këtë nga poshtë pa qeverinë dhe as qeveria nuk e bën dot këtë pa studentët se nuk ndërhyn dot në vendimmarrjen universitare”, tha Rama në një video të postuar në rrjetet sociale.
“Thelbi është o bashkë sot e për nesër, o të ndarë sot edhe nesër dhe pastaj ju rrofshin tarifat, konviktet e ngrohura dhe bibliotekat shkencore”, tha Rama.
Për të parë videon kliko KËTU