Edi Rama: Drejtuesit në rrethe janë kthyer në ndërmjetës për punësime

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që po mbahet ditën sotme, Kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë të fortë për drejtuesit e kësaj partie në rrethe, duke thënë që shumica e tyre ka braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste që po mbahet ditën sotme, Kryeministri Edi Rama lëshoi një deklaratë të fortë për drejtuesit e kësaj partie në rrethe, duke thënë që shumica e tyre ka braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime.

“Të themi një të vërtetë me të cilën duhet të merremi duke filluar nga e hënë. Në territor partia është larg së qeni partia që duam në sfidat që do kemi më pas, shumica e drejtuesve tanë në territor e kanë braktisur detyrën dhe janë kthyer në ndërmjetës për punësime. Kjo është e patolerueshme ndaj betimit që ne kemi bërë për luftën për ta çuar tepsinë për skrap. Duhet të nisim menjëherë një proces thellimi për të qenë sa më pranë njerëzve, duke e prishur këtë paqe. Shqipëria nuk e ka luksin për të vazhduar të ketë brenda shtetit fole eksplozive për njerëz që nuk meritojnë të marrin rrogën nga taksapaguesit tanë. Askush nuk u ka kërkuar kryetarëve të PS në rrethe të jenë kuadro. Kur vjen puna për të kontribuar dhe për të ndërmjetësuar për shumçka që në bëjmë apo nuk bëjmë ne nuk i kemi në detyrë kryetarë e PS në rrethe. Në këtë proces duhet të jemi të bashkuar. Të gjithë së bashku”, tha Rama.

Rama u tregua i prerë edhe me deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, për të cilin u shpreh se nuk meriton të jetë më pjesë e Partisë Socialiste. “Deputeti i PS i Kurbinit duhet përjashtuar nga PS. Kërkon ekskluzivet të vendosë shefa policish në Kurbin, e më pas del e flet kundër punës së Policisë së Shtetit. Ai nuk duhet të jetë më deputet i PS”, deklaroi Rama.

Më tej, Rama u shpreh se është koha për ta riformuar të gjithë strukturën e Partisë Socialiste. “Një fushatë anëtarësimesh është e domosdoshme. Ne na duhen njerëzit që kanë diçka për të thënë dhe për të dhënë. Më të mirët në çdo pjesë e territorit duhet të jenë pjesë e jona. Na duhet një hapje e madhe zemre dhe thellësisht e besueshme ndaj nesh. Nuk mund të pranojmë teatër. Duhet ristrukturuar rrënjësisht sekretariati i PS. Deputetëve u bëj një thirrje të fortë: Jeni atje për të gjithë dhe askush nuk u ka ngarkuar të bëni kuadrin. Ndërkohë që gjithkush kërkon prej nesh vetëm vëmendjen. PS ose do të bëhet me çdo kusht ose do të dështojë”, u shpreh kryeministri.

Rama u tregua shumë i ashpër edhe ndaj kryetarëve të bashkive të Partisë Socialiste. Ai tha se ata janë arsyeja se pse nuk funksionon në disa raste platforma për bashkëqeverisjen. Rama u shpreh se qytetarët nuk kanë marrë zgjidhje pasi kryetarët e bashkive nuk përgjigjen ndaj ankesave të tyre.

Gjithashtu, Rama tha se fushata të nisë menjëherë duke kërkuar nga kryetarët e bashkive të fillojnë llogaridhënien, ashtu si bëri qeveria para pushimeve, raporton TCh.

“Atë që qeveria bëri para pushimeve, llogaridhënien, duhet ta bëjnë edhe të gjithë kryetarët e bashkive. Aty do të kuptohet nëse PS e ka më kryetarin e bashkisë për betejë apo të gjejë një tjetër. Kjo jo për të humbur kohë, por për të qenë “A”-ja e detyrë sonë, për të qenë pjesë integrale e njerëzve. Kryetarët e bashkive të PS nuk përgjigjen në ankesat e platformës. Të gjithë ata që shkruajnë në platformë marrin zgjidhje dhe nuk i pyet askush me kë janë. Ndërsa çdo ministër përgjigjet dhe zgjidh problemet”, tha kryeministri.