Edi Rama: Do u kthejmë të gjithëve patentat dhe makinat e bllokuara gjatë pandemisë

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë të ndëshkuarit gjatë periudhës së shtetrrethimit prej koronavirusit.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë të ndëshkuarit gjatë periudhës së shtetrrethimit prej koronavirusit. Rama tha se të gjitha patentat e marra dhe të gjitha makinat e bllokuara do t’u rikthehen qytetarëve.

“Do u kthejmë të gjithë patentat dhe makinat që janë bllokuar gjatë kësaj kohe. Javën e ardhshme le të stratojnë të gjithë të barabartë dhe rifillojmë edhe njëherë këtë fazë të re. Ajo që iku, iku. Por tani mos të guxojë askush që të thyejë ligjin.Po ashtu kreu i qeverisë u shpreh se dhe gjobat e marra gjatë muajit të parë nuk do të eksekutohen dhe gjithçka do të falet. Kjo sipas tij bëhet si një masë për të qenë të gjithë të barabartë pas hyrjes së fuqi të ndryshimeve të Kodit Penal,”-tha kreu i qeverisë.

Këto dhe të tjera detaje lidhur me lirimin e masave, kryeministri i vendit i ka bërë me anë të një lidhje live nga zyra e tij. Rama ka treguar se nga e hëna do të hyjnë në fuqi një sërë masash lehtëstuese. Nga java e ardhshme do të lehtësohet levizja e këmbësorëve, makinave, por të gjithë mund të punojnë lehtësisht, Dosja.al.

Kreu i qeverisë njoftoi se nesër mund të dalin deri në 11:00 pensionistët për xhiro. Ai tregoi faturën financiare të COVID-19 që është 500 mln € dhe tha se janë falur të gjitha gjobat e vendosura deri tani. Kreu i qeverisë u përgjigj kritikëve për ndryshimet në KP duke thënë se ishin një domosdoshmëri.