Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të enjte, ndërkohë që në anën tjetër të pedonales protestohej nga militantët e PD-së të udhëhequr nga kryebashkiakja në ikje Voltana Ademi dhe ish-deputeti Flamur Noka, ka prezantuar kandidatin për kryetar të bashkisë Valdrin Pjetri
Në fjalën e tij para mbështetësve të PS-së shefi i qeverisë është shprehur se në katër vitet e ardhshme, Shkodra do të jetë sfida e tij personale.
Sipas tij në 30 vitet e marra së bashku drejtimin e atyre që sot kanë dalë në rrugë të madhe dhe nuk dinë më se çfarë të ofrojnë tjetër përveç kërcënimeve, shantazheve molotovëve dhe kaosit.
Gjithashtu kryeministri Rama ka komentuar edhe përgjimet e publikuara së fundmi në Bild, ku ka theksuar se ishin skenar për të penguar hapjen e negociatave.
“Plani i tyre nuk ka lidhje me Shkodrën dhe as me të ardhmen. Plani i tyre është plani i 4 njerëzve, Ilirit, Berishës, Lulit dhe fallxhores të cilët janë në një hall të madh me drejtësinë që po vjen. nëse ne do të ishim, ose nëse unë do të isha njeriu që i do të gjitha pushtetet, dy vite më parë e kisha mundësinë të hyja në zgjedhje pa ata. ikën nga parlamenti sepse nuk donin të votonin vettingun. E mbani mend se sa shumë i jam lut Bashës për t’u marrë vesh edhe kur SHBA dhe BE u dorëzuan. Nuk u nisa nga interesi i ngushtë dhe duke parë një hap më tutje por të paktën tre hapa më tutje dhe mendova se ishte koha për të sprovuar historinë e dhimbshme, duke i ofruar PD dhe kryetarit të saj gjithçka që ai kërkoi, gjysmën e qeverisë dhe jo atë me më pak peshë, por me më shumë peshë. Nuk ka më të shash Shqipërinë në gjuhë të huaj. Mbaruan zgjedhjet asnjë fjalë. U kthye nga pushimet, filloi avazi. Avazi është më keq se dy vite më parë. Përsëri lepuri fle në barkun e frikës nga drejtësia. Ata kanë qenë kundër dhe kanë bërë çmos për të vonuar derisa erdhi dita për votimin surreal në sallën e Kuvendit. E dhanë votën me zor sikur po pushkatoheshin. Problemi është shumë më i madhe dhe plani është i qartë. në botë popull më politikan që nuk ia hedh kush janë shqiptarët. Nuk është rastësi që përgjimet e bëra në 2016 nuk u hetuan por u mbyllën në valixhe dhe i shkuan partisë e cila i ruajti për ditë të zeza. Ato nuk dolën këtu por në qendër të Europës, aty ku merret vendimi për hapjen e negociatave për të ushqyer edhe më shumë helm ndaj Shqipërisë. Nuk është rastësi që dalin këto përpara protestës së radhës. A thua se shqiptarët janë dele që e hanë barin për përgjimet e piblikuara në Gjermani”.
Shefi i qeverisë ka theksuar se Zgjedhjet e 30 qershorit do të bëhen, dhe nëse Luli e të gjithë hidhen përpjetë qeveria nu kdo të ikë.
“Unë personalisht çfarë nevoje kam që të marr gjithë këtë fushatë të hyjmë në një betejë që ka momente që janë absurde siç ishte djegia e shkollës ktu, dhe të gjithë e dinë dhe Luli e di se të hidhet përpjese qeveria nuk ikën, është aty, parlamenti është aty. Ikën dhe festuan kur dogjën mandatet dhe tani duan të hyjnë me zot.”
“Në vitin 1991 kur lindi Partia Demokratike, enveristët më ekstremistë krijonin grupe nga 200 deri 400 veta”.
Por, pavarësisht protestës Rama tha se sfida e tij personale për katër vjetët e ardhshme është Shkodra.
Në kryeqendrën e veriut, Rama solli në kujtesë edhe zgjedhjet e vitit 2013.
Kreu i qeverisë foli edhe për sulmet ndaj kzazve duke ritheksuar se nuk do të japë dorëheqjen, shkruan Top Channel.
“Gjatë kësaj kohe duhet të përballemi me gjëra absurde siç ishte djegia e shkollës këtu. Unë dhe qeveria jemi aty, ata le të hidhen përpjetë. Parlamentit është aty, ata ikën se lanë mandatet. Tani janë kujtuar, por është vonë. Ikën me festë dhe pastaj donin të hynin nga dritarja”.
Për përgjimet e “Bild”, kryeministri shqiptar tha se nuk ishte rastësi publikimi i tyre në këtë moment.
“Nuk është rastësi që ui bën hetime në 2016 për krimin elektoral dhe nuk u hetuan, por u mbyll dhe i shkoi parties për një ditë të zezë dhe dita e zezë për ata është kur Shqipëria është afër hapjes së negociatave. Nuk dolën këtu, por dolën aty ku është qendra e ekulibrit të Bashkimit Europian”.