Edi Rama bën njoftimin e rëndësishëm: Nesër ora 10:00 mbyllim kufijtë…

Motoja e kryeministrit vazhdon të jetë: Frikë aspak, kujdes po!

Ora 10:00 e paradites së të shtunës do të shënojë edhe mbylljen e kufirit Shqipëri-Greqi. Kjo do të thotë, se çdo linjë ajrore apo tokësore nuk do të kryejë më asnjë transport pasagjerësh në Shqipëri apo anasjelltas. Lajmi jepet nga kryeministri Edi Rama, i cili shton sloganin: Frikë aspak, kujdes po!

POSTIMI I PLOTË:

🔴 DUKE NISUR NGA DITA E NESËRME NË ORËN 10.00 MBYLLEN HYRJE – DALJET ME GREQINË PËRMES LINJAVE TË TRANSPORTIT AJROR DHE TOKËSOR ME AUTOBUS!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe Greqia është prekur nga COVID-19. Shteti fqinj, ku jetojnë me mijëra shqiptarë ka rreth 100 të prekur, ndërkohë që në Shqipëri numri rritet dita-ditës.