Edi Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapë 27 mijë vende pune, do të ketë çmime më të lira

“Aeroporti i Vlorës do të punësojë rreth 1 mijë njerëz”, Rama: Po negociojmë për të patur tarifat më të ulta në rajon

Kryeministri Edi Rama prezantoi projektet e reja të qarkut të Vlorës, ku tha se aeroporti i Vlorës do të hapë rreth 27 mijë vende të reja pune. Do të jetë një aeroport ndërkombëtar që do të jetë konkurrues i drejt për drejtë me Rinasin.

“Nga pikëpamja e parametrave do të jetë jashtëzakonisht cilësor dhe nga pikëpamja e çmimeve do të jetë shumë më i favorshëm për udhëtarët, qofshin vendas, e qofshin vizitorë. Jemi drejt përfundimit të negociatave që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Kjo ka qenë kërkesa jonë”, tha Rama, duke shtuar se kërkesë është dhe për një aeroport mallrash, jo vetëm udhëtarësh.

Edi Rama tha se vetëm në periudhën mars-maj 2018 janë bërë 10 mijë punësime të reja. Ndërsa për pagat, ku dha një paralajmërim për kompanitë. “Të kemi rritje të pagave të ulëta në radhë të parë deri të sfida e regjistrimit real të pagave, sepse 41% e të punësuarve në kompani të mëdha figurojnë me pagë 300 mijë lekë. Kjo është gënjeshtër. E vërteta është që kompanitë i regjistrojnë me 300 mijë lekë që të shmangin taksat, pasi deri në 300 mijë lekë nuk ka asnjë taksë mbi pagën dhje pjesën tjetër ia japin në të zezë. Kjo është një betejë që i takon kësaj faze për t’i shtrënguar kompanitë të deklarojnë pagat reale të kësaj faze dhe për të garantuar që punonjësit të sigurohen siç duhet për nga niveli pagesës në mënyrë që të marrë një pension më të lartë nesër”, tha Rama.

Aeroporti i Vlorës do të punësojë rreth 1 mijë njerëz, me shumëllojshmëri zanatesh dhe profesionesh. Pagat do të jenë mbi mesataren, ndërsa nga ana tjetër ky aeroport do të ketë çmime shumë të favorshme për pasagjerët. Këtë deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të projekteve për qarkun e Vlorës.

“Kemi një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës nga investitorët e mëdhenj. Duan të investojnë në Shqipëri, për të përfituar nga lehtësirat. Shqipëria është kthyer në destinacion. Duam t’u përgjigjemi kërkesave me forca të kualifikuara pune në të gjithë zinxhirin. Që prej kohës kur kanë nisur të bëhen fushata, të gjithë kanë ardhur këtu dhe kanë thënë ‘Do bëjmë aeroportin’, aq sa u kthyen në barcaletë. Aeroporti në vetvete kërkon mbi 1 mijë forca punë në tërësi zanatesh dhe kualifikimesh. Aeroporti do të jetë me paga goxha të larta në raport me mesataren sepse ka një zinxhir shërbimesh. Kërkohen njerëz të kualifikuar të cilët paguhen mirë. Nëse do 1 mijë të punësuar, raportin nga ndikimi që do të ketë ky projekt do të jetë 1 me 27. 27 mijë të punësuar është minimum, drejtpërdrejtë. Shumë e shumë investime të tjera, rreth e rrotull këtij territori. Aeroporti i Vlorës do jetë konkurrues drejtpërdrejt me Rinasin, nga pikëpamja e parametrave do të jetë cilësor, ndërsa nga çmimet do të jetë shumë më i favorshëm. Ne kemi kërkuar të negociojmë që të kemi aeroportin e Vlorës me tarifat më të ulëta në rajon. Mos harroni se janë 1600 persona që lëvizin çdo ditë për të ikur në Athinë. Imagjinoni sa lirë do të jetë.”

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri nënvizoi se projektit për aeroportin do ta ktheje Vlorën në qendrën më e dytë më të rëndësishme, pas kryeqytetit. Gjiknuri deklaroi se të gjitha investimet në qark do të sjellin shumë të mira ekonomike për banorët e këtij qarku.

“Aeroporti i Vlorës, që do ta kthejë Vlorën vërtetë qendrën e dytë më të rëndësishme, mbas kryeqytetit, sa i përket qendrës ekonomike, kulturore, turistike dhe çdo gjë tjetër që përmbledh një qytet i zhvilluar. Të gjitha investimet e nisura do të vazhdojnë. Shumë shpejt do të fillojë rruga Orikum – Llogora, rruga e Lumit të Vlorës, do të përfundojnë edhe dy lotët e tjerë. Nga muaji shtator baypass-i i Fierit dhe i Vlorës do të fillojnë. Sot jemi në fazën e procedurave të tenderimit. Do ketë edhe shumë investi9me të tjera që po transformojnë qytetin çdo ditë dhe çfarë të mirash ekonomike sjellin. Në panairin e punës mësova që ka 1 mijë e ca vende pune, kërkesat për punë janë rritur. Investimet nuk janë përqendruar vetëm në qytetin e Vlorës, investimet i keni edhe në pjesë tjetër të qarkut”.